Adriatik Balla 26.05.2015 16:10
Klubi i kuq i Partizanit po mendon për sezonin e ardhshëm jo vetëm për përbërjen e ekipi, por edhe imazhin e tyre. Klubi kryeqytetas ka paraqitur uniformën që mund të mbajë skuadra. E para është e kuqe me disa shirita të bardhë rreth qafës. Ndërsa e dyta e bardhe me disa shirita të kuq.
Prezantimi do të jetë në finalen që ekipi i Nën-19-vjeçarëve, i drejtuar nga Genc Tomori do të luajë me Shkëndijën e Tiranës nesër në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet.
Drejtuesit e Partizanit kanë kërkuar mendimin e tifozëve përpara se të merret një vendim përfundimtar. Kuptohet që tifozët kanë qenë kritik për shumicën e propozimeve për ndryshime në fanellë, duke preferuar bluzën e vjetër.