AlbanianSport.com 16.01.2015 17:20
ASNN – Në takimin e zhvilluar sot ndaj kundërshtarit të radhës Mamurrasit, skuadra e Partizanit ka regjistruarsuksesin e katërt në po kaq ndeshje miqësore. Stevan Raçiç do të kalonte të kuqtë në epërsi në minutën e 38-të, duke shndërruar në gol një 11-metërsh të fituar nga Fejzullahu.
Me rezultatin 1-0 do të mbylleshin edhe 45 minutat e para të takimit, ndërsa në pjesën e dytë të lojës, trajneri Duro hodhi në fushë të gjithë lojtarët e gatshëm për këtë sfidë. Ka menduar sulmuesi Jurgen Vatnikaj për të thelluar fitoren e radhës së të kuqve me 2 golat e realizuar në harkun e 5 minutave, në minutat 85 dhe 90.
Me këta dy gola, ai ka vulosur njëkohësisht edhe fatet e kësaj sfide. Takimi është ndjekur edhe nga mjaft tifozë ndërkohë që nuk ka munguar edhe prezenca e presidentit të klubit Demi. Nesër skuadra do të zhvillojë edhe testin e fundit miqësor, atë ndaj Ilirisë, takim ky që do të zhvillohet në stadiumin e Fushë Krujës, duke nisur nga ora 13:00.
PARTIZANI – MAMURRASI 3-0
Shënues : Raçiç 38’ (11m), Vatnikaj 85’, 90’
Formacioni titullar i Partizanit: A. Hoxha, A. Fejzullahu, A. Cuculi, E. Vrapi, A. Rrahmani, A. Daja, I. Batha, L. Trashi, S. Raçiç , A. Fazliu, L. Osmanaj. Trajner: Sh. Duro. U aktivizuan: F. Gjonikaj, N. Nexhipi, E. Vila, M. Mazrekaj, J. Vatnikaj, G. Krasniqi, D. Bylykbashi, A. Muskaj, J. Bardhi, B. Shabani, L. Ibrahimi.