Partizani / Rrëfehet Ylli Shehu: Ish-skuadra ime, pranë titullit

Share Button

Ylli-Shehu

Gjergj Vyshka 13.04.2015 07:05

Ish-sulmuesi: “Në Korçë nuk ka për t’u përsëritur faza e dytë, skuadra të bëjë lojën e vet”. Ylli Shehu, një nga sulmuesit më të fortë të Partizanit të viteve 1980-1990, “kampion” i Shqipërisë më 1987, por dhe pjesëtar i kombëtares shqiptare (mbahet mend për golin e shënuar ndaj Suedisë më 5 nëntor 1988), ka pranuar të bëjë analizën për skuadrën e kuqe në prag të kryesfidës së sotme ndaj Skënderbeut në Korçë.

Sipas tij, apo dhe sipas rrëfimit që ai ka bërë për gazetën “Telegraf”, Partizani ka jo vetëm moralin më të lartë se Skënderbeu, që është katër herë radhazi “kampion” i Shqipërisë, por etjen për të marrë titullin, pas 22 vjetësh mungesë. Portieri Hoxha dhe mbrojtja e fortë janë armët që duket se të kuqtë e Duros do të mundin Skënderbeun sot.

Pa harruar këtu dhe faktin që korçarët janë dhe të lodhur nga ndeshja e mesjavës në Kupë ndaj Kukësit, apo dhe të rënë moralisht. Megjithatë për Shehun me përjashtim të Tiranës, si Partizani, ashtu dhe Kukësi e Skënderbeu janë pranë titullit “kampion”. Vlerëson skemën me dhjetë ekipe, por do të donte që skuadrat e fundit, siç ishte në këtë rast Apolonia dhe Elbasani, të mos dilnin kaq shpejt nga lufta për mbijetesë.

Ja dhe intervista e tij për Gazetën “Telegraf”, që AlbanianSport.com jua sjell këtu:

 

– Pse duhet cilësuar si kryesfida e javës përballja e sotme Skënderbeu-Partizani?

– Sepse këto janë ndeshje, të cilat vendosin shumë në ecurinë e luftës për titull kampion. Dhe unë kam bindjen se kjo ndeshje në një farë mënyre do t’i japë rrugë skuadrës që do të jetë më pranë titullit. Është për mua Partizani, i cili edhe duke mos i qenë i angazhuar në Kupën e Shqipërisë, por tashmë i përqendruar tek kampionati, i ka të gjitha shanset të jetë kampione. Aq më shumë që është i etur për këtë trofe.

 

– A e zgjidh kjo ndeshje trofeun e kampionit, kur në fakt ka ende garë kampionati?

– Unë them që po madje në një përqindje shumë të madhe, sepse është një përballje ndaj një kundërshtari që ka vlera, të cilit marrja e pikëve i kushton shumë. Aq më shumë që Skënderbeu ka dhe mungesa, ndërsa Partizani në të gjitha anët është shumë më i përgatitur, qoftë dhe moralisht, për të marrë gjithçka në këtë ndeshje.

 

– Pse duhet të fitojë Partizani në Korçë?

– Për të shlyer të gjitha gabimet që ka bërë rrugës gjatë këtij sezoni, apo dhe në kampionate të tjera. Për kënaqësinë e tifozëve, që unë jam i bindur se do të jenë të shumtë që do ta ndjekin në Korçë.

 

– Në fazën e dytë, Skënderbeu ka fituar 3-0. Çfarë duhet të bëjë Partizani për të qenë krejtësisht ndryshe?

– E para të jeni të bindur që nuk ka për t’u përsëritur më kjo gjë. Partizani duhet të bëjë lojën e vet të paktën për 75 minuta, duke qenë i fortë në mbrojtje dhe i shpejtë në kundërsulm. Dhe më pas të gjejë mënyrën që të godasë, aq më shumë që Skënderbeu do të mund të jetë dhe i lodhur, sepse vjen nga një ndeshje me Kukësin në mesin e javës në kuadrin e Kupës. Janë të gjitha shanset që Partizani të dalë me kokën lart nga Korça siç e ka pasur traditë ngahera.

 

– Çfarë ka më tepër Partizani se Skënderbeu për këtë ndeshje?

– Për mua moralin. Mos harroni, ashtu sikurse e përmendëm dhe më sipër, Skënderbeu vjen nga një humbje ndaj një rivali direkt si Kukësi. Është e dyzuar si në kupë, ashtu dhe në kampionat, ndërsa i kërkon të dy trofetë. Por mbi të gjitha ka mungesa. Kurse Partizani edhe në krahasim nga të tjerët është me formacion më të plotë.

 

– Pikat e forta të Partizanit në krahasim me korçarët?

– Mbi të gjitha portieri Hoxha, pastaj mbrojtja e fortë dhe mesfusha, kurse sulmi gjithnjë ka pasur dhe luhatje. E me të gjitha këto armë, Partizani ia del në Korçë.

 

– Le të kthehemi pak tek karriera jote, kë mbani mend duelin më emocionues?

– Të them të drejtën nuk kemi pasur shumë, sepse Skënderbeu asokohe jo vetëm që ka qenë skuadër e butë, por mbi të gjitha herë ishte në të parën e herë dilte. Një skuadër që ka pasur dëshirë, por që gjithnjë kemi dalë ne fitues. Duke mbetur në sfidën e sotme, mendoj që Partizani këtë në Korçë ka të vështirë, sepse pastaj të tre rivalët e tjerë për titull do t’i presë në Tiranë.

 

– Një vlerësim për skuadrat pretendente për titull “kampion”?

– Tirana për mua është larg luftës titull, sepse edhe duke qenë se ka barazuar në mesjavë me Laçin në Kupën e Shqipërisë është me moralin e ulur. Kukësi ka synimin jo vetëm titullin “kampion”, por dhe Kupën e Shqipërisë, dhe duhet të ketë kujdes sepse një rrëshqitje këmbe kushton shumë. Po kështu dhe Skënderbeu, që ashtu sikurse kuksianët, është dhe në Kupë, edhe në kampionat.

 

– Çfarë note do t’i vinit kampionatit, a është vërtetë një garë emocionuese?

– Sigurisht që është garë emocionuese. Por nëse Elbasani dhe Apolonia nuk do të kishin dalë shumë shpejt jashtë gare, kuptohet pse ka ndodhur, pasi të dyja janë skuadra Bashkish, atëherë gara do të ishte më e fortë. Megjithatë edhe kështu, me katër skuadra që luftojnë për titullin kampion, gjithçka është OK.

 

– Së fundi a është i përshtatshëm sistemi me dhjetë skuadra me katër faza në vendin tonë?

– Unë e kam provuar dhe vetë kur kam luajtur në Kroaci. Është sistem shumë i vlefshëm për sa kohë nuk ka lëshime, apo pazare. Apo dhe për sa kohë skuadrat nuk dalin shpejt nga lufta. Gjithsesi mendoj se është sistem i vlefshëm për Shqipërinë…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

AlbanianSport.com 15/11/2024 17:15 ASNN – Komisioni i Ligave dhe Garave në Federatën Shqiptare

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AlbanianSport.com 14/11/2024 14:50 ASNN – Pas 13 javëve të para në kampionat, pra kur janë luajtur

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

AlbanianSport.com 14/03/2024 16:20 ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

AlbanianSport.com 13/03/2024 18:25 ASNN – Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, ka folur të martën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh