AlbanianSport.com 05.12.2016 19:35
ASNN – Do të luhet në Elbasan Arena dhe Partizanit do ti kthehen tifozët në stadium. Klubi ka paguar 1 milion lekë, duke e shlyer kështu me gjobë, ndëshkimin që sanksiononte ndalimin e spektatorëve edhe për dy ndeshje të tjera. Ndërkohë, Kukësi nuk ka asnjë humbje në këtë sezon dhe përballë Partizanit është ekipi që nuk njeh humbje këtë edicion, me sulmin më të fortë dhe goleadorin e kampionatit, Pero Pejiç por mesfushori i të kuqve, Ylber Ramadani lëshon sfidën: “Kukësi do të thyhet”.
“Është një ndeshje e vështirë që të afron me kreun”, – ka thënë 20-vjeçari analizon kundërshtarin por shpreson tek fitorja duke ftuar tifozët të jenë të shumtë në përkrahje të ekipit. “Kukësi na ka mposhtur në shtëpi, por jo jashtë, – ka vijuar ai, duke folur në konferencën për shtyp një ditë përpara duelit me verilindorët. Shpresojmë të vazhdojmë kështu. Kanë një ekip të mirë që nuk ka humbur ende, por me ndihmën e tifozëve mund t’ia dalim të marrim 3 pikët.”
Partizani kërkon fitoren e parë ndaj skuadrave rivale, pasi në 4 duelet e deritanishme në kampionat jo vetëm që nuk ka fituar por nuk ka arritur madje as të shënojë. Dy barazime pa gola ndaj Tiranës, barazimi me Skënderbeun dhe një humbje minimale ndaj Kukësit janë rezultatet në përballjet. “Duke filluar nga nesër do të synojmë fitoren ndaj rivalëve për titull, pasi kështu mund të shkojmë drejt titullit “kampion””, – ja thënë mesfushori, i cili është i bindur që kthesa do të nisë nga ky 90-minutësh për të thyer tabunë.