AlbanianSport.com 24/02/2021 17:10
ASNN – Partizani më 17 mars do të ndeshjet me Laçin në çerekfinale të Kupës, kundërshtar që ia rezervoi shorti i së mërkurës. “Do doja të na binte derbi në çerekfinalen e Kupës”, – ka ironizuar Olsi Rama me Tiranën, duke shtuar: “Synojmë të dyja trofetë, Partizani luan çdo ndeshje për fitore”. Drejtori sportivi i Partizanit, Olsi Rama, ishte i pranishëm ditën e e mërkurë, në shortin e Kupës së Shqipërisë, ku goglat i rezervuan një përballje me Laçin, të kuqve, në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
“Kupa është një veprimtari, që për të fituar duhet të kalosh kundërshtarë të vështirë, – ka deklaruar ai, duke folur për mediat pas shortit. – Kështu që në qoftë se Laçi vjen në çerekfinale, gjysmëfinale, finale, kjo s’ka rëndësi. Është një ekip për t’u kaluar, me qenë se objektivi jonë është të fitojmë kudo. Ndeshjet teke janë bërë edhe në Ligën e Kampioneve vjet prej epidemisë, sigurisht që është më mirë ndeshje teke në këtë moment që jemi, që mos ngarkohen lojtarët.”
“Kalendari është shumë i ngjeshur, dihen arsyet, – ka vijuar drejtuesi i të kuqve kryeqytetas. – Do të shkojmë në Laç dhe do të luajmë për të fituar. Ne luajmë çdo ndeshja për ta fituar. Ndeshja e radhës është objektivi jonë. Do të synojmë të dyja trofetë. Partizani e ka për detyrë që të fitojë. Kupa nuk është çështje e nënvlerësimit. Të gjitha ekipet me kalendarin, vendosin prioritet e tyre.” Ndërkohë, Rama ka thumbuar edhe rivalen kryeqytetase, Tiranën.
“Kur po më pyesnin dje, i thashë dua të na bjerë derbi, – ka thënë ai. – Më thanë që Tirana është eliminuar, jo i thashë, derbi me Dinamon është shumë mirë. E kishim në kryeqytet, shmangnim angarinë e të marrit autobusin. Sidoqoftë, Laçi një orë larg është. Ka akoma e shumë javë. Ndeshja e së shtunës, është një ndeshje me një ekip që është në formë, rival i denjë në këtë garë. Na ka mundur në Laç 3-1. Vetë kjo flet për rëndësinë, që stafi, lojtarët dhe klubi i jep një ndeshjeje të tillë.”
“Ekipi më në formë i kampionatit me 5 fitoret rresht. E ka treguar. Ka lojë, lojtarë cilësorë. Unë gjithmonë shikoj Partizanin, edhe ne jemi shumë në formë. Duhet të jemi në vazhdën e lojërave që kemi bërë”, – ka përfunduar Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama. Interesant është fakti se Partizani dhe Laçi ndeshen të shtunën edhe në kampionat, në kuadër të javës së 21-të të Kategorisë Superiore, në takimin që do të luhet në Stadiumin “Elbasan Arena”.