Partizani, pesha e një fanelle që nuk rëndon më si në histori

Share Button

Nand-Ocelli-Partizani-1993-trofeu

Nga Nand Ocelli 14.02.2016 13:05

Teksa Partizani mbetet prapa Skënderbeut në luftën për titull, kanë reaguar tifozët, por edhe ata që shkruan historinë e klubit të madh kryeqytetas. Një prej tyre është edhe Nand Ocelli, futbollisti që u shpall “kampion” me të kuqtë kryeqytetas më 1993-shin, i cili, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar ka pas barazimit 1-1 në Shkodër me Vllazninë. Këtë postim të tijin, të përshtatur në trajtën e një editoriali, AlbanianSport.com jua sjell këtu, me lejen e autorit.

 

Partizani gabon sërish… Ndoshta ishte “gabimi” i radhës apo Partizani me luhatjet tregon që nuk është për titull. Sidoqoftë, të dyja dhembin. U fol në media për një ndërtim strukturor me objektiv titullin, por, asgjë nuk bind…

U shpenzua në “merkato”, përsëri s’ka ndryshim. U ndërrua stafi teknik, po e njëjta vaktësi në interpretimin e lojës. Ku mbeti tradita e lojës së këtij ekipi? Ku mbeti kompaktësia dhe egërsia e tij, ku është vrulli dhe ritmi i tij?

Ku janë parametrat e lojtarëve që veshin këtë fanellë, ku është përgjegjësia dhe ndjenja ndaj kësaj bluze, ndaj brezave të cilët formuan këtë emër të lavdishëm, të figurave që e ngritën në majat më të larta figurën e tij?

Partizani nuk është thjesht një emër për komercializëm. Partizani nuk është një emër për trampolinë. Partizani kërkon idealizëm, duhet ta duash këtë emër, këtë klub, këtë histori.

Lojtarët e këtij ekipi nuk njohin emrat e legjendave të tyre, nuk njohin vlerën dhe realitetin e këtij klubi. Ndaj duhet ta dinë mirë se çfarë përfaqësojnë me këtë bluzë mbi shpatulla e këtë emër në zemër.

Partizani luan vetëm për fitore dhe çdo rezultat tjetër të vë para përgjegjësisë. Të gjithë jemi përgjegjës: drejtues, lojtarë dhe ne, si ish-pjesë e këtij ekipi, që fatkeqësisht injorohemi.

Nuk ul vlerat e ekipeve të tjera, por gjykoj vetëm për vlerat e lavdinë e këtij emri, si një nga legjendat e futbollit shqiptar. Reflektoni sa më shpejt!

Përjetë me ty, Partizan!

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh