AlbanianSport.com 05.10.2015 16:15
ASNN – Dritan Dervishi është drejtori i ri i Klubit të Futbollit “Partizani”. Ai ka qenë pjesë e stafit drejtues të klubit Hellas Verona, skuadër që luan në kampionatin italian. Dervishi vjen në klubin kryeqytetas me një plan afatgjatë për ta bërë Partizanin një klub model në Shqipëri.
Partizani ka prezantuar drejtorin e ri të klubit, Dritan Dervishin. Ai vjen nga klubi Hellas Verona në Itali, pasi ka punuar prej disa vitesh në stafin drejtues të klubit italian. Një kuadër i përgatitur, me një plan afatgjatë, i sigurt për ta bërë Partizanin një skuadër dhe klub model në Shqipëri.
Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, përveç prezantimit të drejtorit të ri të klubit, ka treguar para mediave se brenda 10 ditëve do të hapet akademia e futbollit për Partizanin. Të pranishëm në prezantimin e drejtorit të ri të Partizanit, ishin edhe zëvendëstrajneri, Genc Tomorri dhe zëdhënësi i shtypit të klubit kryeqytetas, Olsi Ranxhi.