AlbanianSport.com 12.02.2017 08:45
ASNN – Niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet ndryshe si Kategoria e Parë, i ka luajtur dje të dyja ndeshjet e javës së tij të 12-të dhe si Partizani, ashtu edhe Tirana Eagles Basket, e kanë ruajtur duelin në distancë, duke i fituar takimin e radhës.
Partizani, kryesuesi i Kategorisë së Parë në basketboll për meshkuj, ka arritur një fitore më shumë se të lehtë dje në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” të Korçës. Fitore, e cila nuk është vënë asnjëherë në dyshim nga ana e miqve të drejtuar nga trajnerët Agim Fagu dhe Elvis Ismeti.
Ndërkohë, Tirana Eagles Basket e ka nisur me fitore fazën e dytë të kampionatit të Kategorisë së Parë, teksa mbrëmë, në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, ka mundur 76-54 Apoloninë. Tek fierakët mungesa e Naçit dhe vëllezërve Ajdhoni ishte e dukshme, dhe e kishte shumë të vështirë të përballonte ekipin e Klarent Dedajt.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 12-të
(11 shkurt 2017)
Tirana Eagles Basket – Apolonia 76-54
Skënderbeu – Partizani 63-83
Elbasani pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Partizani 10 10 0 774-486 20
- Tirana Eagles Basket 9 6 3 585-523 15
- Apolonia 10 4 6 583-724 14
- Elbasani 9 3 6 546-661 12
- Skënderbeu 10 1 9 615-719 11