Partizani & Kukësi, një betejë për dy për golat e Vasil Shkurtajt?

Share Button

AlbanianSport.com 23/11/2018 11:40

ASNN – Vasil Shkurtaj vë në lëvizje Superioren, Kukësi dhe Partizani “mprehin shpatat” për sulmuesin vlonjat. Luftëtari ka në gjirin e tij një lojtar të talentuar si Vasil Shkurtaj, i cili ka bërë një prezantim shumë të mirë këtë edicion në radhët e Luftëtarit, duke qenë futbollisti më i mirë i skuadrës gjirokastrite. Ai ka shënuar gola me peshë për bluzinjtë dhe efikasiteti i tij në repartin sulmues ka bërë që të tërheqë vëmendjen e disa klubeve në Kategorinë Superiore.

Sulmuesi vlonjat është autor i 6 golave, po aq sa Rexhinaldo i Kukësit, e një më pak se Latif i Teutës. Pra Shkurtaj është kandidat për “Këpucën e Artë” këtë sezon dhe duke parë cilësitë e tij në fazën ofensive, dy klube kanë shpalosur objektivat për ta pasur në janar në gjirin e tyre. Janë Partizani dhe Kukësi, që kanë “mprehur shpatat” edhe një herë tjetër për zotërimin e tregut vendas.

Në këtë moment lojtari ka preferuar të heshtë, por e sigurt është se në janar do ta marrë një vendim. Dhe marrja e vendimit do të lidhet me pozicionin e skuadrave. Nëse Partizani do ta ruajë këtë epërsi deri në merkaton e dimrit, atëherë sulmuesi 26-vjeçar do të zgjedhë të kuqtë e kryeqytetit, në të kundërt, pra nëse Kukësi do të rikuperojë pikët dhe do të shfaqet si pretendent, atëherë ai mund të kalojë në klubin verilindor. Në fund një rol të madh do të luajë edhe “doza financiare” që do të ofrojnë presidentët Demi i Partizanit dhe Gjici i Kukësit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh