Partizani / Kolela rrit ritmin e përgatitjeve të të kuqve për Kukësin

Share Button

AlbanianSport.com 17/09/2022 14:05

ASNN – Gjysma e parë e javës, me theks fizik, gjysma e dytë, për skemat e trajnerit Kolela. Të hënën, Partizani përballet në Kukës me skuadrën vendase dhe të kuqtë kryeqytetas e kanë rritur ritmin e përgatitjeve për këtë sfidë. Dhe gjysma e parë e javës është karakterizuar nga një stërvitje me theks fizik, ndërsa gjysma e dytë, është përqendruar më tepër tek skemat taktike të trajnerit Kolela.

Duke qenë se kanë mbetur edhe pak ditë nga ndeshja me Kukësin, trajneri Kolela nuk është përqendruar tërësisht te taktika në stërvitjet e tij, por i ka dhënë mundësinë përgatitësit atletik, Marko Korali, të zhvillojë seanca intensive force të pjesës më të madhe të lojtarëve në gjysmën e parë të javës. Kështu, për më shumë se 30 minuta nuk kanë munguan as peshat dhe ushtrime të tjera.

Ushtrime këto që ndihmojnë në rritjen e forcës fizike. Më pas Kolela ka marrë në urdhra skuadrën, duke u përqendruar më tepër tek taktika në gjysmën e dytë të javës, ndërsa ka nisur me ngarkesë misioni për vizitën e Kukësit, ku kërkohet rikthimi te fitorja, pas asaj humbjeje të befasishme ndaj Erzenit. Ndçrkaq, Shandrel Masanga Matondo është lojtari i vetëm i Partizanit deri më tani, që është thirrur nga përfaqësuesja e vendit të tij.

Përfaqësuesja e Kongos ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për dy ndeshjet ndaj Mauritanisë, e vlefshme për Eliminatoret e Kupës së Kombeve të Afrikës, ku kjo skuadër ndodhet në grupin I, dhe Madagaskarit në miqësore. Ky është padyshim një lajm shumë i mirë për lojtarin, i cili ka shansin të përfaqësojë vendin e tij dhe të reklamohet.

Por edhe për Partizanin që ka në organikë një futbollist kombëtareje dhe ky cilësim i rrit automatikisht disa dhjetëra mijëra euro çmimin në merkato. Matondo do të udhëtojë drejt Kongos të martën e ardhshme, pas ndeshjes me Kukësin.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh