Partizani-Karabag 0-0, flasin protagonistët pas ndeshjes së parë

Share Button

AlbanianSport.com 10/07/2019 23:00

ASNN – Trajneri i të kuqve kryeqytetas, Lerda, dhe futbollistët Asani e Çinari, të kënaqur me rezultatin, trajner azer vlerëson kundërshtarin. Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, foli për mikrofonin e “RTSH” pas barazimit 0-0 ndaj Karabakut ku u shpreh: “Jam i kënaqur. Djemtë kanë interpretuar mirë ndeshjen. Kemi krijuar rastet tona ndaj një skuadre shumë të ftohte. Kemi bërë ndeshjen që kemi përgatitur. Me pak më shumë fat mund të kishim i fituar. E kishim përgatitur ndeshjen ashtu siç e interpretuan djemtë.”

“Kanë qenë shumë të zotë, – ka vijuar ai . – Edhe Braun edhe Broja kanë luajtur mirë. Kanë hyrë me qasjen e duhur dhe na kanë ndihmuar. Ne goditëm një shtyllë horizontale me Belicën. Patëm edhe dy raste me Çinarin. Ata e mbajtën më shumë topin, por rastet më të mira i kishim ne. Me pak fat mund të fitonim. Do të shpresojmë te një rezultat pozitiv në Baku. Si skuadër duhet të kemi parasysh se kundër kujt luajmë. Në të gjitha gjërat gjithnjë mund të bëhet më mirë edhe në futboll”, – ka përfunduar Lerda.

Kurse trajneri i Karabakut, Gurban Gurbanov, pas barazimit me Partizanin, deklaroi se ishte i kënaqur nga ky rezultat. “Ishte një ndeshje e vështirë për ne, patëm vështirësi, – theksoi ai. – Partizani luajti mirë, një skuadër kompakte në mbrojtje. Në ndeshjen e dytë, Partizani do e ketë më të vështirë se sa e pati sot. Në pjesën e dytë, pati shumë momente të rrezikshme nga Partizani, por në përgjithësi ata do bënin disa raste, sepse luanin para tifozëve të tyre.

“Edhe nëse do fitonim sot, do ishim sërish të shqetësuar, sepse duhet të marrësh seriozisht çdo ndeshje, edhe në atë të kthimit”, – ka përfunduar trajneri azer. Ndërkaq, futbollisti i Partizanit, Jasir Asani u shpreh tepër i lumtur me rezultatin. “Ishte një ndeshje shumë e vështirë, – tha ai. – Dhamë maksimumin dhe ia dolëm.” Futbollisti i Partizanit beson te kualifikimi në ndeshjen e kthimit. “Barazimi është sukses i madh, – tha ai. – Nuk ka pasur diference mes skuadrave.”

“Ndeshjen e kthimit do ia dalim atje patjetër”, – shtoi Asani, sipas të cilit, në fushën e lojës nuk u vunë re diferenca mes skuadrave. “Fusha ndikoi, shiu që ra, – theksoi futbollisti i të kuqve. – Ata kanë sulmues shumë të mirë në krah. Jemi të gjithë të kënaqur me barazimin. Shpresojmë të fitojmë në ndeshjen e kthimit. Duhet të kemi më shumë përgjegjësi ne sulmuesit. Kemi pasur raste. Të kishte shinuar Çinari ose unë, ndeshja do ishte më ndryshe. Nuk kishim fat. Shpresoj ta kemi në ndeshjen e kthimit.”

Ndërkaq, Erald Çinari iu afrua shumë pranë golit në sfidën ndaj Karabakut, teksa në minutën e 50-të, gjuajtja e tij me kokë, u ndal nga portieri brazilian. Duke folur pas ndeshjes, futbollisti shkodran u shpreh tepër i kënaqur me rezultatin, teksa nuk nguroi të ndante dedikimin special në rast se do kishte shënuar. “Bëra maksimumin, – tha ai. – Ishte një pritje shumë e bukur e portierit. Më bukur do ishte gol, të merrnim rezultatin, por bëmë detyrat që na tha trajneri.”

“Deri diku besoj se jemi mirë, – vijoi lojtari i Partizanit. – Jemi të kënaqur me rezultatin pozitiv. Besoj që ishte merita e portierit te rasti im, fati te shtylla horizontale e goditur nga Belica. Besoj që jemi munduar të bënim maksimumin. Ky është futbolli. Ndeshja nuk mund të përfundojë si në basketboll. Rastet për t’u humbur janë. Sot i kam bërë të 3 pozicionet. E rëndësishme është të luaj. Mundohem të bëj maksimumin në çdo repart. Shpresoj të jem aty ku pretendon trajneri”, – përfundoi ai.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh