Partizani / Humbin 1-3 me Fenerbahçen, të kuqtë i ndëshkon shpërqendrimi

Share Button

AlbanianSport.com 11.01.2017 22:05

ASNN – Një ndeshje e humbur, por një paraqitje e mirë, e për më tepër ndaj një kundërshtari shumë më superior, si në potencial financiar, atë historik, por edhe në organikë. Partizani është mundur 1-3 në miqësoren e luksit përballë Fenerbahçes, të zhvilluar në Antalja sonte, në një ndeshje ku ashtu siç pritej ekipi vendas dominoi falë cilësive që kishte në përbërje.

Një fillim krejt i papjekur i lojës nga ekipi shqiptar solli dy gola të shpejtë për miqtë, ndërsa më pas Partizani arriti të kontrollonte më mirë lojën e tyre dhe në fundin e pjesës së parë u mundua që të bënte diçka edhe në fazën sulmuese më anë të Ekubanit. Pas vetëm 5 minutash lojë, Ramadani humb një duel në mesfushë duke i dhënë mundësinë Josef të pasonte për Ozanin.

Ky i fundit e kontrolloi me lehtësi topin në qendër të zonës së Partizanit, duke goditur e duke mposhtur Hoxhën. Të kuqtë e kanë humbur qetësinë dhe vetëm 2 minuta më pas, Ramadani rrezikon autogolin. Në tentativën për të larguar topin nga zona me kokë, ai godet shtyllën horizontale të portës së Partizanit. Menjëherë pas kësaj, ka ardhur edhe goli i dytë i turqve.

Pas ekzekutimit të një goditjeje këndi, Fernandao devijon në portën e Hoxhës një gjuajtje të Karavajevit, duke dyfishuar shifrat. Në pjesën e dytë, Fenerbahçe gjeti edhe golin e tretë, me Kojbashin e harruar i vetëm në nga prapavija e Partizanit, por nuk e mbylli pa lënë shenjë këtë ndeshje skuadra nga Tirana, e cila arrin të shënojë golin e nderit me autorin e përhershëm Ekuban në minutën e 83-të të kohës së rregullt.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh