AlbanianSport.com 04.12.2015 17:05
ASNN – “Derbi mbetet derbi dhe nuk ka nevojë për motivim shtesë, por ne shkojmë në të për fitore.” Ky është mesazhi që kanë përcjellë në konferencën e sotme për shtyp kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha, dhe zëvendës-kapiteni Idriz Batha. Takimi midis Tiranës dhe Partizanit është i vlefshën për javën e 15-të të Kategorisë Superiore.
Në takimin e vlefshën për javën e 15-të të Kategorisë Superiore, Partizani përballet me Tiranën në derbin e madh të kryeqytetit, që për kapitenin e të kuqve, Alban Hoxha, mbart gjithmonë një rëndësi të veçantë. “Dihet sesi është derbi dhe kjo nuk ka lidhje me gjendjen në renditje të dy skuadrave”, – tha gardiani i portës së Partizanit.
“Edhe kur kemi qenë ne më poshtë në renditje, ngarkesa emocionale mbetet e njëjtë, por ne duam të ruajmë vazhdën e rezultateve pozitive”, – përfundoi kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha. Edhe për futbollistin tjetër të Partizanit, Idriz Batha, kjo është një sfidë e vështirë, por të kuqtë shkojnë në të për fitore.
“Nuk ka ndonjë sekret që derbi është një ndeshje që nuk kërkon sforco për t’u motivuar, por ne shkojmë në të si në çdo ndeshje”, – tha ai. Aktualisht, Partizani kryeson renditjen me 38 pikë, 4 më tepër sesa kampionia në fuqi, Skënderbeu, dhe plot 17 pikë përpara rivales kryeqytetase, Tiranës, që mban vendin e 5-të me 21 pikë.