AlbanianSport.com 09.06.2015 13:20
ASNN – Partizani ka marrë në skuadrën e tij, sulmuesin Sebino Plaku. Futbollisti ka nënshkruar fillimisht një kontratë 1-vjeçare me klubin e kuq dhe do të mbajë fanellën me nr. 7. Presidenti i klubit, Gaz Demi, dhe trajneri, Sulejman Starova, e kanë vlerësuar futbollistin si një ndihmesë në realizimin e objektivave.
Kështu, Sebino Plaku është tashmë një lojtar i Partizanit. Sulmuesi 30-vjeçar rikthehet tek klubi i kuq pas 11 vitesh, teksa ka luajtur në dy sezonet e fundit me Sllashkun e Vrocllavës në Republikën Çeke. Ndërkohë, Sulejman Starova, përveç detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të klubit e rolit të menaxherit, do të jetë edhe trajner I Partizanit.
Ai e ka vlerësuar ardhjen e Sebino Plakut në skuadër, si një ndihmë në realizimin e objektivave që ka klubi. Ndërsa Presidenti i Partizanit, Demi, është i kënaqur me ardhjen e Plakut në skuadër dhe i ka uruar suksese futbollistit dhe trajnerit Sulejman Starova. Sebino Plaku ka nënshkruar kontratën 1-vjeçare me Partizanin me mundësi rinovimi edhe një vit tjetër. Ai do të mbajë fanellën me nr. 7 në skuadrën e Partizanit.