AlbanianSport.com 28/03/2019 20:50
ASNN – Ndeshja Kukësi-Partizani do të çelë javën e 26-të të Kategorisë Superiore. Dy skuadra që kryesojnë renditjen por edhe që kanë të njëjtin objektiv, titullin “kampion”. Partizani vjen në këtë përballje me shumë mungesa lojtarësh, për shkak dëmtimi, por kjo nuk krijon panik te të kuqtë. Trajneri Gega është i bindur se skuadra e tij e ka potencialin për të marrë maksimumin ndaj Kukësit.
Kryefjala e javës së 26-të të Kategorisë Superiore është sfida midis Kukësit dhe Partizanit. Dy skuadrat e kreut të cilat kanë objektivin kryesor titullin kampion. Të kuqtë vijnë në këtë sfidë pas dy fitoreve të fundit në kampionat por edhe do të vuajnë mungesa të shumta. Megjithatë, trajneri i Partizanit, Skënder Gega, thotë se nuk ka panik dhe shkojnë në Shkodër për të marrë maksimumin
Për Gegën një humbje me Kukësin nuk është fatale. Çmimet e larta për të ndjekur ndeshjen Kukësi-Partizani nuk do t’i trembin tifozët e skuadrë së kuqe. Madje edhe po të luhet në Bangladesh, Partizani do të ketë tifozët e vet edhe atje, ka thënë Gega. Mesfushori i Partizanit, Ardit Hila nuk e shikon ndeshjen me Kukësin si një finale por si një ndeshje të radhës.
E në skuadrën e tij nuk ka presion, përkundrazi, nën presion është kundërshtari. Ndeshja Kukësi-Partizani luhet të premten, duke nisur nga ora 18:00, në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.