Partizani / Fiton gjyqin në CAS për Erald Çinarin, i zhbllokohet merkatoja

Share Button

AlbanianSport.com 04/01/2021 19:25

ASNN – Ndonëse në një moment të caktuar u duk si një “betejë e humbur”, ka ardhur më në fund ehe lajmi që e prisnin të gjithë te Partizani. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë të Zvicrës ka vendosur të heqë pezullimin e merkatos së të kuqve kryeqytetas lnë lidhje me çështjen e transferimit të Erald Çinarit. Me anë të një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Partizani ka dhënë lajmin e mirë për gjithë tifozerinë e vet.

Klubi kryeqytetas tani mund të ndërhyjë në merkato që në këtë dimërore që sapo ka nisur, diçka që do e bëjë më në fund për t’i dhuruar trajnerit Ilir Daja një ekip sa më të fortë teksa janë luajtur 12 javët e para të Kategorisë Superiore. “Klubi njofton se sot është bërë me dije nga CAS për heqjen e pezullimit të sesionit të transferimit të lojtarëve, vendim që ishte në fuqi nga FIFA në lidhje me çështjen e sulmuesit Erald Çinari”, – thuhet në postimin e të kuqve kryeqytetas.

“Klubi saktëson se ky është një njoftim paraprak, deri në zbardhjen e plotë dhe përfundimtare të vendimit që ka marrë CAS, përmes të cilit do të përcaktojmë dhe hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në lidhje me këtë çështje. Nga ky moment tashmë FK Partizani rifiton të drejtën për të operuar në merkaton e janarit“, – përfundon njoftimi në fjalë. Partizani kishte hapur një proces gjyqësor në CAS kundër NK Istra, FIFA-s, Vllaznisë dhe Erald Çinarit.

Kjo për shkak se FIFA kishte vendosur t’u mbyllte merkaton dhe i kishte gjobitur me 83 mijë euro (gjobë që duhet të paguhet së bashku me futbollistin), pasi shkodrani kishte firmosur dy kontrata. Gjyqi është zhvilluar në mesin e dhjetorit dhe Partizani ka dalë sot me njoftimin që shpjegon edhe vendimin përfundimtar. Vendimi i CAS-it është një lajm i mirë edhe për Vllazninë, e cila detyrohej të paguante diçka më tepër se 8,000 Euro në këtë mes.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh