Gjergj Vyshka 05.04.2016 16:05
Spektakli i 70-vjetorit të Partizanit, edhe për shkak të pranisë së shumë artistëve, duket se i ka kaluar limitet e durimit të të pranishëmve. Të cilët pak e nga pak kanë nisur ta boshatisin sallën kryesore të Pallatit të Kongreseve.
Dhe kur është kërkuar historian Pëllumb Xhufi për të mbajtur diskutimin e tij nga drejtuesit e spektaklit, Ilda Bejleri dhe Kastriot Çaushi, s’ishte më në sallë. Ndërkohë, përshëndetja ka ardhur dhe nga ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Lindita Nikolla, e cila e ka quajtur Partizanin “një universitet të akredituar”.
“Ne do të kërkojmë që Partizani të jetë pjesë e edukimit të sportit në vend, – ka thënë ajo. – Kemi bërë deri më tani “Elbasan Arenën”, stadiumin “Loro Boriçi”, por dhe “Arenën Kombëtare” (?!). Por tashmë një projekt ambicioz i presidentit Demi për shndërrojë 37 mijë metra katrorë në një kompleks siç e meriton Partizani. Dhe një herë, faleminderit!”