AlbanianSport.com 21.04.2017 18:00
ASNN – Për Partizanin nuk lejohen më hapa fals në këto javë të mbetura të kampionatit. Të kuqtë luajnë të dielën ndaj Teutës një ndeshje të vështirë. Arbnor Fejzullahu, mbrojtësi i Partizanit ka deklaruar se nëse duan të fitojnë titullin “kampion”, fitorja nuk duhet të diskutohet të dielën ndaj Teutës.
Partizani luan të dielën një ndeshje të vështirë me Teutën. Të kuqtë vijnë në këtë sfidë pasi kanë lënë pikë javën e kaluar në ndeshjen me Vllazninë. Por a është një hap fals ky për skuadrën e trajnerit Starova dhe a rrezikon titullin? Mbrotjësi i Partizanit, Arbnor Fejzullahu përgjigjet.
Pasi kanë humbur mundësinë për të luajtur në finalen e Kupës së Shqipërisë, durrsakët tashmë janë përqendruar në luftën për mbijetesë në Kategorinë Superiore. Ndaj për Fejzullahun, përballja me Teutën nuk do të jetë e lehtë. Fejzullahu ka folur edhe për të ardhmen e tij, në përfundim të këtij sezoni futbollistik.
Ai e ka lidhur çdo gjë me fitimin e kampionatit nga ana e skuadrës së tij. Nëse Partizani fiton titullin atëherë edhe vlera e kartonit të çdo futbollisti do të rritet dhe mundësitë për të luajtur në skuadra të tjera janë më të mëdha.