AlbanianSport.com 25.09.2014 17:55
ASNN – Derbi kryeqytetas, Tirana-Partizani, do të luhet pa praninë e tifozëve. Megjithatë futbollistët janë përgatitur për ta luajtur ndeshjen, dhe të japin më të mirën e tyre. Kështu është shprehur trajneri I Partizanit, Shpëtim Duro. Për trajnerin Duro, ndeshja i mbart të tre rezultatet dhe mungesa e tifozëve nuk duhet të ndikojë në cilësinë e takimit.
“Fitorja do të ishte një gjë shumë e mirë për ne, por edhe barazimi është i pranueshëm”. Kështu është shprehur trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro, gjatë konferencës për shtyp, të dhënë për derbin e së premtes Tirana-Partizani. Trajneri i të kuqve kryeqytetas nuk i ka nënvlerësuar aspak kundërshtarët, gjë që ua ka bërë të ditur edhe futbollistëve të tij në prag të kësaj sfide.
Ndërsa për mungesën e tifozëve në derbin e së premtes në “Qemal Stafa”, trajneri Duro është shprehur se një stadium i heshtur e bën edhe më të vështirë motivimin e futbollistëve, por beson se të dyja skuadrat do të dinë të japin maksimumin. Derbi i shumëpritur kryeqytetas, Tirana-Partizani, do të luhet të premten në orën 20.00, në stadiumin “Qemal Stafa”. Siç dihet kjo sfidë do të luhet pa praninë e tifozëve.