Partizani / “Demat e kuq” thyhen përballë “demave” austriakë, munden 0-2

Share Button

Salzburg-Partizani-rezultati

AlbanianSport.com 03.08.2016 22:40

ASNN – Partizani i ka dhënë fund aventurës së tij në Ligën e Kampioneve, pasi është eliminuar në turin e 3-të eliminator të veprimtarisë më prestigjioze të klubeve të kontinentit, duke e humbur edhe ndeshjen e dytë përballë Salzburgut. Takimi midis austriakëve dhe të nënkampiones shqiptare, që u zhvillua të mërkurën dhe u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, u fitua nga vendasit me dy gola të shënuar në pjesën e dytë.

Nuk ka patur një përsëritje të Ferencvaroshit, pasi Partizani është dorëzuar në Austri përballë Salzburgut, duke u mundur me rezultatin 2-0. Partizani i ka dhënë fund aventurës së tij në Ligën e Kampioneve, pasi është eliminuar në turin e 3-të eliminator të veprimtarisë më prestigjioze të klubeve të kontinentit, duke i humbur të dyja ndeshjet përballë Salzburgut. Ndonëse ishte mundur 0-1 para një jave në “Elbasan Arena”, Partizani shkoi në Austri për të rrezikuar gjithçka.

Por gjithçkaja e të kuqve kryeqytetas nuk ka mjaftuar përballë vendasve, të cilët e kanë fituar edhe ndeshjen e kthimit me rezultatin 2-0. Pjesa e parë e kësaj sfide, që u zhvillua të mërkurën dhe u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, është mbyllur me rrjeta të paprekura, ndërsa gjithçka është vendosur në pjesën e dytë, në çerekorën e fundit, kur austriakët e kanë gjetur dy herë brenda 5 minutash rrugën e rrjetës.

Salzburgu ishte më ngulmues në pjesën e dytë, dhe gjen golin e parë në minutën e 76-të, me anë të Sorianos, duke vijuar të dyfishoi shifrat në minutën e 81-të, kur Uamberto përfitoi nga çoroditja e mbrojtjes së Partizanit dhe mposhti portierin Hoxha. Tanimë Partizani duhet të kënaqet me vendin në fazën e “play-off”-it të veprimtarisë së dytë të klubeve të kontinentit, Ligës së Evropës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh