Partizani / Daja: Pa nënvlerësim ndaj Apolonisë, duhet të jemi më cinikë

Share Button

AlbanianSport.com 02/03/2021 15:55

ASNN – Në kuadër të javës së 22-të të Kategorisë Superiore, Partizani udhëton të mërkurën drejt Fierit, ku do të ndeshet pasdreke me Apolonisë, një kundërshtar që, të paktën në teori, duket i lehtë, duke marrë parasysh pozicionimin e të dy skuadrave në skaje të kundërta të renditjes. Në prag të kësaj përballjeje, për mediat ka folur trajneri i të kuqve, Ilir Daja, i cili fillimisht ka bërë një analizë përballjes së fundjavës me Laçin, ku të kuqtë kryeqytetas u kënaqën me një barazim 1-1.

“Barazuam me Laçin në ndeshjen e fundit, që është një prej pretendentëve, – ka thënë ai. – Ne jemi me të njëjtin kontingjent, përveç janarit, sepse afrimet e janarit nuk na kanë ndihmuar shumë, por nuk kanë qenë pjesë e rëndësishme e grupit. Kemi luajtur mirë dhe na jep garanci për të ardhmen. Mendojmë se jemi në gjendje të mirë, por nuk ka ndeshje të lehta. Në fillim të këtij viti kemi barazuar në Elbasan. Atmosfera është e mirë, përveç lojtarëve të dëmtuar, që nuk do jenë pjesë e jona.”

“Jemi mirë edhe psikologjikisht, – ka vijuar kreu i stolit të Partizanit. – E vështirë do të jetë ta vlerësojmë Apoloninë, ashtu si çdo kundërshtar tjetër në Kategorinë Superiore sepse në fund çdo ndeshje vlen 3 pikë. Jemi ekipi që kemi shënuar më shumë gola deri tani. Duhet të jemi më cinikë përpara portës, por e rëndësishme është të krijojmë raste sepse goli do të vijë më pas. Kemi situatë me bonus psikologjik sepse i bëjmë llogaritë me veten, jo me të tjerët.”

“Kemi mbajtur vendin e dytë për kohë të gjatë dhe kemi më shumë pikë dhe lojë më të mirë, – ka theksuar Daja. – Përveç rinovimeve do e përmirësojmë grupin në pikat e dobëta. Kemi kohën e duhur. Duhet të nisë puna deri tani sepse janë lojtarë të rëndësishëm dhe duam t’i kemi në vazhdimësi. Kemi nisur punën dhe para derbit drejtori dhe stafi do ulemi për të bërë të mundur rinovimet për vazhdimësinë. Asnjë i dëmtuar nuk rikuperohet për Apoloninë.”

“Po stërviten të veçuar dhe këtë javë do jenë jashtë, – ka sqaruar trajneri i të kuqve. – Mëllugja dhe Dominges po marrin formën e duhur për rolin në fushë dhe gjendjen fizike dhe duke parë ecurinë e lojës, mund të jenë në fushë ndaj Apolonisë. Vllaznia humbi në ndeshjen e fundit dhe ne nuk fituam, kështu që është më e rëndësishme të përqendrohemi te ndeshjet tona”, – ka përfunduar trajneri i Partizanit, Ilir Daja.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh