Partizani, “autogol” me Bylisin në shtëpi, Skënderbeu prek titullin, +5 në krye

Share Button

Partizani-pauze-Fili-Sukaj-Atanda-2016

AlbanianSport.com 08.05.2016 22:40

ASNN – Skënderbeu është një hap larg titullit të 6-të radhazi. Skuadra korçare barazoi 1-1 me Teutën në Durrës, ndërsa Partizani befasoi me humbjen 2-1 me Bylisin në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, duke u larguar 5 pikë nga skuadra korçare. Të kuqtë kur kanë mbetur edhe 2 javë pa luajtur i mban në lojë vetën matematika.

Tirana mbetet zyrtarisht jashtë garës për Kupat e Evropës pas humbjes 1-2 me Flamurtarin në Vlorë. Më herët, Kukësi barazoi 1-1 me Laçin në fushën e këtij të fundit, ndërsa Vllaznia hodhi një tjetër hap drejt sigurimit të  mbijetesës falë fitores 2-0 me Tërbunin.

Kështu, Skënderbeu tashmë duket i sigurt drejt titullit të radhës në Kategorinë Superiore. Korçarët barazuan në Durrës 1-1 me Teutën dhe përfituan nga humbja e Partizanit në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” me Bylisin, për ta çuar në 5 pikë diferencën.

Ishte parashikuar një ndeshje e vështirë për Skënderbeun në Durrës dhe ashtu rezultoi në të vërtetë. Edhe pse Latifi shënoi në pjesën e parë, ekipi i Maganit reagoi në pjesën e dytë, duke barazuar rezultatin në minutën e 61-të, me anë të një 11-metërshi të kthyer në gol nga Lena.

Megjithatë, edhe pse Skënderbeu u ndal, Partizani nuk diti ta shfrytëzonte këtë mundësi të artë për të shkurtuar diferencën. “Të kuqtë” u mposhtën në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” 1-2 nga Bylisi i parafundit në renditje. Në dy ndeshjet e tjera të Superiores të luajtura këtë të diel në mbrëmje, Flamurtari mposhti 2-1 Tiranën.

Ndërsa Vllaznia fitoi 2-0 me Tërbunin, duke qenë thuajse e sigurt në Superiore edhe sezonin e ardhshëm. Skënderbeut tashmë do t’i mjaftonte vetëm 1 pikë në dy ndeshjet e mbetura për t’u kurorëzuar sërish kampion. E ashpër është gara edhe në fundin e renditjes, ku Bylisi dhe Flamurtari duken më të rrezikuarat.

Dhe me shumë mundësi javën e ardhshme, në ndeshjes direkte mes tyre që do të zhvillohet në Ballsh, do të mësohet edhe ekipi që do të ndjekë Tërbunin në Kategorinë e Parë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh