Adriatik Balla 13.05.2015 16:10
Partizani po mendon të sigurojë maksimumin e pikëve në këto takime të mbetura të Kategorisë Superiore, me shpresën se do të mundësojë pjesëmarrjen në Ligën e Evropës sezonin e ri.
Që të ndodhë kjo skuadrës së kuqe i nevojitet të fitojë më së pari ndaj Vllaznisë, në mënyrë që të evitojë surprizat e pakëndshme të fazave të shkuara. Kështu mendon dhe mesfushori i ri i skuadrës së kuqe, Asion Daja.
Ai e sheh pjesëmarrjen në Ligën e Evropës si një mision plotësisht të realizueshëm dhe objektiv minimal për “Demat e kuq”. “Edhe pse Vllaznia nuk ka objektiva, mund të na hapë probleme”, – ka thënë futbollisti.
“Liga e Evropës ishte objektivi minimal i Partizanit dhe sigurisht nëse nuk e arrijmë do të ishte një dështim i madh për ne”, – ka përfunduar lojtari i të kuqve kryeqytetas, Asion Daja.