Parma, afat deri më 16 shkurt presidentit të ri shqiptar për pagat

Share Button

Ermir-Kodra-Shakohoxha

AlbanianSport.com 03.01.2015 16:25

ASNN – Kaosi te Parma nuk njeh fund. Sipas asaj që shkruan “Top Channel” në faqen e tij në Internet, i fundit që largohet është Nikola Poci, sulmues që i është bashkuar Kievos me një kosto transferimi, që nuk lë shumë për të imagjinuar mbi atë që po ndodh te klubi emilian, i cili ka kaluar së fundi në duart e presidentit Ermir Kodra. Poci është dhënë huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit për vetëm 1,000 euro.

Po, vetëm 1,000 euro, për një transferim që është kryer në fund të kësaj merkatoje dimërore, e që ka bërë të gjithë mjedisin sportdashës në Itali ta konsiderojë si çështje të veçantë klubin emilian. Janë shitur plot 9 lojtarë: Akuah, Kordaz, Ristovski, De Çelje, Bidaui, Paleta, Lukas Souza, Rispoli dhe Poci, ndërkohë që Kasano dhe Felipe kanë prishur kontratën.

Është afruar vetëm një lojtar, Seboja Rodrigez nga Atletiko e Madridit, i cili vetëm pak më vonë është rrëfyer se nuk dinte asgjë mbi situatën te Parma. “Besoja se vështirësitë ishin të lidhura vetëm me rezultatet e dobëta, por nuk dija që pagat nuk jepen prej 6 muajsh”, – ka thënë ai. Rasti “Kasano” ka rikthyer në kujtesën e të gjithëve në Emilia fjalën “çmobilizim”, që ishte zhdukur prej kohësh nga qarkullimi.

Skuadra në fakt ka vendosur 16 shkurtin si datën përfundimtare për shlyerjen e pagave të munguara dhe Galopa, një prej të besuarve të grupit të Donadonit (trajner i Parmës), ka thënë: “Pas këtij afati do të duhet të mbrohemi ligjërisht. Nuk mund të bëjmë gjë tjetër. Kemi qenë më shumë sesa korrektë duke paralajmëruar presidentin. Qëllimi ynë është të veprojmë të gjithë si grup, pas skadimit të afatit të këtij muaji.”

Edhe vetë Donadoni, të dielën pas humbjes në “San Siro” me Milanin, ka qenë mëse i qartë: “Pas afatit përfundimtar të shkurtit, secili prej nesh do të marrë vendimin që i duket më i mundshëm”. Nëse Galopa dhe të tjerët do të ndjekin të njëjtën rrugë si Cassano, kjo mbetet për t’u parë, por nëse ndodh atëherë do të shohim shumë të rinj në fushat e blerta nga marsi e në vazhdim.

Gjithsesi, në çdo rast, klubi që drejtohet tashmë nga shqiptarët, është paralajmëruar: të gjithë janë me valixhet gati.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh