Paris SG-ja pushton “Teatrin e Ëndrrave”, Mançester Junajtid mundet 0-2

Share Button

AlbanianSport.com 13/02/2019 09:45

ASNN – Paris SG-ja tregoi forcë, maturi, cilësi dhe natyrisht triumf në mbrëmjen e së martës në “Olld Traford”, përballë Mançester Junajtid, duke e mundur 2-0 dhe duke bërë një hap drejt kualifikimit për në çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Ishte një ndeshje e madhe, me volum maksimal, me raste të shumta për të dyja skuadrat dhe spektakël në tërësinë e saj. Por në fund, të qeshur nga impianti mitik anglez kanë dalë francezët që falë një futbollisti si Kilian Mbape këtë edicion kanë shanse të mëdha të sigurojnë një sukses të rëndësishëm.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave. Në pjesën e dytë ishte Kempbe që realizoi për francezët pas një aksioni të shpejtë e në perfeksion të skuadrës pariziene. Mançester Junajtid detyrohet të dalë para për të gjetur golin e barazimit dhe ushtron trysni të madhe në sulm, por krijimi i hapësirave pas solli edhe ndëshkimin e skuadrës angleze. Kilian Mbape shfrytëzoi si duhet rastin dhe shënoi golin e dytë në minutën e 62-të, duke i vënë “kapak” fitores. Edhe pse Mançester Junajtid e rriti ndjeshëm lojën sulmuese.

Ndonëse trajeri Solskjaer i ka futur në fushë të gjithë elementët e repartit sulmues, goli mungoi. Kjo edhe për meritë të mbrojtjes franceze dhe portierit veteran Xhixhi Bufon, të cilët u mbrojtën me kujdes dhe ia dolën të dilnin me një fitore të madhe nga kjo përballje, një fitore që i jep epërsi Paris SG-së dhe mundësi që të bëjë një hap përpara drejt kualifikimit. Në minutat e fundit, Pol Pogbanë nuk e mbajtën nervat dhe mori karton të kuq, që do të thotë se do të mungojë në ndeshjen e radhës.

Ndeshja e kthimit do të luhet pas 3 javësh, por tanimë me francezët favoritë, kurse trajneri Ole Gunar Solskjaer në krye të Junajtid, si trajner e nis me humbje aventurën e tij në Ligën e Kampioneve.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh