AlbanianSport.com 03.08.2015 12:35
ASNN – Tifozët e Milanit duhet të jenë në qiell të shtatë pasi një gjë e tillë i rikthen kuqezinjtë dukshëm pretendentë për kurorën në Serinë A, por edhe për të synuar Evropën sezonin e ardhshëm. Kjo sepse Zllatan Ibrahimoviçi është edhe më pranë Milanit, pasi mediat lajmërojnë se ka marrë lejen nga trajneri i Paris SG-s, Lorën Blonk.
Ky është një tjetër hap drejt rikthimit, por suedezi i kishte dhënë sinjalet që pas finales së Superkupës së Francës, duke komentuar se ajo mund të kishte qenë ndeshja e fundit me parizienët, por tani gjithçka bëhet më e prekshme. Tifozët e Milanit mund të kenë më shumë shpresë, pasi Blonk nuk ka vënë veton për largimin e Ibrës.
Trajneri ka vënë veton vetëm për atë të Tiago Motës. Jo vetëm kaq, por “La Gazeta delo Sport” shkruan se Zllatan i ka rrëfyer administratorit të deleguar të Milanit, Adriano Galianit, se dëshira e tij më e madhe është që të rikthehet tek Milani. Shtatlarti Ibrahimoviç ishte në radhët e kuqezinjve për dy sezone.
Mer ta, ai ka fituar titullin “kampion” në 2011-n, e më pas shkoi tek Paris SG-ja, ku fitoi trofe të shumtë, përfshi tre kampionate franceze. Mesa duket, ai ka nostalgji për Serinë A, një kampionat praktikisht më i fortë dhe më i lavdishëm sesa ai i Francës, dhe ku ka luajtur edhe për Juventusin apo Interin.
Ardhja e mundshme e Ibrahimoviçit do të bënte që Milanit kishte një nga repartet sulmuese më të mirë në botës, së bashku me Karlos Bakën dhe Luis Adrianon