AlbanianSport.com 21/08/2021 19:35
ASNN – Parizienët duhet të ulen të negociojnë, pasi lojtari dhe Reali i Madridit kanë rënë dakord. Ardhja e Lionel Mesit tek Paris Sen-Zhërmeni ka tronditur botën e futbollit, por edhe vetëm klubin francez. Dhe është një “kampion bote” bote që kërkon të largohet në krahun e kundërt, teksa Kilian Mbapé ai që dëshiron të kalojë tek gjigandja madrilene.
Kilian Mbape vijon të jetë një nga emrat më të përfolur në merkato. Do të mbetet tek Paris SG-ja apo do të shkojë tek Reali i Madridit? Shumë po aludohet rreth së ardhmes së sulmuesit, i cili ka edhe një vit kontratë me klubin francez. Që i vogël ëndërron të luajë një ditë në “Santiago Bernabeu”, dhe një gjë e tillë po realizohet.
Mediat spanjolle shkruajnë se Mbape u ka kërkuar drejtuesve të klubit ta shesin. Kartoni i tij vlerësohet 120 milionë Euro për momentin, kjo falë faktit që ndodhet në vitin e fundit të kontratës. Dëshira e madhe e yllit francez është transferimi tek ekipi i trajnerit Karlo Ançeloti në Ligën Spanjolle.
Një lajm i tillë konfirmohet edhe nga “Gazzeto Dello Sport” dhe “The Times”. Mbape i ka kujtuar presidentit Al-Khelaifi të mbajë premtimin që i ka bërë katër vite më parë. Sulmuesi kaloi nga Monaco te Paris SG-ja në verën e vitit 2017 për shumën e 145 milionë Eurove.
Atëherë, presidenti i Paris SG-së i kishte premtuar që nuk do e pengonte të largohej kur të donte…