AlbanianSport.com 29/05/2020 20:10
ASNN – “Enedis” planifikon të kthehet në normalitet në fillim të shtatorit me vendet ku po ndërtohen objektet që do të presin Lojërat Olimpike Paris 2024, ritmi i të cilave u ngadalësua nga epidemia globale e virusit korona. Kështu u shpreh presidentja e grupit të punës, “Enedis”, ndërsa po instalohet një transformator i ri elektrik në zemër të Parisit. “Ne i kishim zvogëluar ndjeshëm aktivitetet tona dhe tani duhet t’i rifillojmë ato si përparësi”, – tha Marianë Legno, presidente e bordit drejtues të Enedis.
“Sot ne kemi një nivel të përgjithshëm të veprimtarisë në aspektin operacional rreth 50%, është një rikuperim i cili është shumë i fortë në disa vende, – vijoi ajo. – Ne presim që të kthehemi në nivelin tonë normal të aktivitetit gjatë verës, në 15 ditët e para ose në fillim të shtatorit, kjo varet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ekonomike.” Enedis instaloi një transformator të ri elektrik 100-ton në 12 metra në thellësi pranë urës Alma në Paris.
Kjo pajisje, e cila lidh linjat e tensionit të lartë dhe të mesëm, duhet të furnizojë rreth 110,000 përdorues. Ai zëvendëson një nga transformatorët më të vjetër në Paris, i cili kishte 44 vjet që ishte instaluar. Ky operacion është gjithashtu pjesë e perspektivës së Lojërave Olimpike të vitit 2024. “Pranë Kullës Eifel do të kryejmë aktivitete sportive kalimtare, të cilat do të kërkojnë patjetër energji elektrike, – shtoi Legnoja.