Gjergj Vyshka 05.12.2014 07:50
Pajova e ka nisur me fitore Kategorinë e Tretë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, teksa dje në kompleksin sportiv në Elbasan, quajtur ndryshe fusha e vjetër, ka fituar ndaj Gramshit B, thellësisht 4-1. Pajova në fakt ka dy ndeshje të prapambetura, sepse nuk ka luajtur me Sopotin B dhe Adriatikun 2012, pasi është regjistruar me vonesë në kampionat.
Pajova ka dominuar në pjesën e parë, ndërsa në harkun kohor të tre minutave ka shënuar dy gola, të cilat mbajnë firmën e Rrançit. Më pas në pjesën e dytë përsëri ka shënuar po ky lojtar në të 55-n minutë dhe më pas, ka shënuar Altin Tabaku, në të 62-n. Ajo që ra në sy, në këtë ndeshje, ishte trigolëshi i E. Rrançit, i cili tregoi se ka vlera dhe aftësi mjaft të mira.
Ndërkohë në ndeshjet e tjera, Valbona ka mundur Shkëndijën e Durrësit 4-2, kurse Adriatiku 2012 ka mundur Jehonën e Kozarës, 4-1. Kampionati vijon sot për të përfunduar të dielën.
Engjëll Leka
Gramshi B – Pajova 1-4
Shënues: Bengu 72’ / E. Rrançi 20’, 23’, 55’, Alt. Tabaku 62’
GRAMSHI B: Zuna, Zani, Durda, Piperi, Prifti, Qose, Bengu, Zaimi, Gjini, Murati, Pinani. Trajner: Sh. Guzi
PAJOVA: Pepa, En. Tabaku, M. Tabaku, Et. Tabaku, A. Rrançi, Er. Tabaku, Saliu, Salla, Kurti (Alt. Tabaku 57’), E. Rrançi, F. Tabaku.Trajner: P. Tabaku
GJYQTARË: D. Muça, A. Mahmuti, U. Korra (Elbasan)
KARTONË TË KUQ: M. Tabaku/ Bengu
Kategoria e Tretë
Grupi B
Java e 3-të
(3-7 dhjetor 2014)
Të mërkurën:
Fushë-Mbreti – Sopoti B 1-2
Të enjten:
Gramshi B – Pajova 1-4
Shkëndija Durrës – Valbona 2-4
Adriatiku 2012 – Jehona Kozare 4-1
Të premten:
Jang-Bojs – Rubiku (ora 13:00)
Golemi – Internacional (ora 11:00)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Rubiku 2 2 0 0 7-2 6
- Sopoti B 2 2 0 0 5-1 6
- Internacional 2 2 0 0 3-0 6
- Valbona 3 2 0 1 7-6 6
- Pajova 1 1 0 0 4-1 4
- Adriatiku 2012 2 1 0 1 4-2 4
- Jang-Bojs 2 1 0 1 2-2 3
- Shkëndija Durrës 3 1 0 2 3-5 3
- Golemi 2 1 0 1 1-2 3
- Jehona Kozare 3 1 0 2 3-5 3
- Fushë-Mbret 3 0 0 3 5-8 0
- Gramshi B 3 0 0 3 1-11 0