Padeborni, Eibari, Leister Siti… ose kur paraja nuk bën futboll

Share Button

 

topi-eurot-flu

AlbanianSport.com 26.09.2014 23:15

ASNN – Përveç mirëorganizimit dhe dëshirës për të fituar, paratë luajnë një rol kryesor në ndërtimin e një klubi të madh futbolli. Të tilla janë skuadra si Reali i Madridit, Bajerni i Mynihut, Barcelona, Mançester Junajtid dhe Mançester Siti, apo Çellsi, Arsenali e të tjera. Por, përtej parave në këto këto tre kampionate surprizat mbërrijnë nga skuadrat modeste që gjithë buxhetin e merkatos vjetore e kanë më të ulët se paga e një futbollisti të njërës prej këtyre skuadrave të mëdha.

Në Gjermani, Paderborni kryesoi Bundesligën me 8 pikë, pas 3 javësh, po aq sa Bajerni i Mynihut. Debutuesit fituan derbin me Hanover 96-n me rezultatin 2-0, falë edhe një supergoli të shënuar nga 83 metra nga Stopelkamp. Skuadra e ka qendrën në një lagje periferike të qytetit të Hanoverit me 170 mijë banorë. Deri më tani nuk ka zhvilluar asnjë takim që të zgjasë pas orës 22:00 pasi zhurma shqetëson një azil pleqsh që ndodhet aty pranë.

Por me ngjitjen në Bundesligë, tifozët, drejtuesit dhe lojtarët e skuadrës shpresojnë që gëzimit të tyre t’i bashkohen edhe pleqtë e azilit për të lejuar zhvillimin e një takimi në orët e mbrëmjes. Megjithatë jo gjithçka ka qenë fushë me lule për këtë skuadër. Në vitin 2004, ajo ishte në qendër të një skandali fiksimi ndeshjesh, i cilësuar si skandali më i madh në futbollin gjerman dhe gjithçka nisi pas një ndeshje në kupë kundër Hamburgut. Ndëshkimi ishte i ashpër dhe drejtuesit e rinj vendosën të nisnin gjithçka nga e para.

Puna e parë që duhej bërë ishte ringritja e imazhit dhe sezonin e kaluar suksesi mbërriti, skuadra u ngjit mes më të mirëve në Gjermani dhe në verë zgjidhi portofolin duke investuar 1.6 milion euro në merkato, si asnjëherë më parë. Po të krahasohej me bashkëkryesuesen deri në javën e 4-t, Bajernin e Mynihit, kjo shumë duket qesharake, megjithatë në këto javë të para të Bundesligës drejtuesit e Paderborni, që objektiv kanë qëndrimin në Bundesligë, po provojnë realitetin e hidhur.

Skuadra është ndalur në kuotën e 8 pikëve dhe ka rrëshqitur nga vendi i parë, në atë të 9-tin e renditjes, pra në mesin e tabelës. Duke kaluar në një tjetër kampionat të rëndësishëm, në Spanjë, tek një skuadër akoma më e vogël se Paderborni. Kur u ngjit në Primera Division drejtuesit e klubit ngritën një rrjet për të grumbulluar të ardhura nga tifozët në qytetin prej 27 mijë banorësh të Eibarit për të plotësuar shumën prej 2 milionë euro që federata kushtëzonte regjistrimin në La Liga.

Falë kontributit të tifozëve kjo shumë i sigurua dhe Eibari shmangu mospjesëmarrjen në kampionat për çështje financiare. Debutoi me fitoren 1-0 ndaj Real Sociedadit dhe trembi Atletikon e Madridit në humbjen 2-1 në fushë të huaj. Pas humbjes me Deportivon në shtëpi, fituan në fushë të huaj ndaj Elkes dhe aktualisht janë në kuotën e 8 pikëve, sa gjysma e kryesuesve, Barcelonës. Më shumë se sa kryesimi krenaria e kësaj skuadre, e ndërtuar vetëm nga spanjollë, qëndron tek momenti.

Eibari renditet para Real Sociedadit dhe Atletikos së Bilbaos, dy skuadra baske të Primera Division. Duke kaluar në Premier Ligë, surpriza nuk është në përmasat e Paderbornit dhe Eibarit. Leister Siti është qyteti i dhjetë më i madh në Angli, por sërish kur vjen puna tek skuadra e futbollit quhet modest. U ngjit në elitën e futbollit anglez këtë sezon dhe zhvilloi një merkato të mirë dhe sot 50 % e skuadrës përbëhet nga lojtarë të huaj.

I pari i huaj, përveç të tjerëve në fushë, është presidenti i klubit, Viçai Srivad-dhanaprabha, miliarderi tajlandez që në pranverë premtoi investimin e 240 milionë eurove për skuadrën. Premtimi nuk u mbajt, por sërish sot skuadra e tij ka 5 pikë më pak sesa Mançester Siti i sheikëve arabë dhe pikë të grumbulluara nga një kalendar jo fort favorizues. Leister Siti ka barazuar në fushën e tij me Evertonin dhe Arsenalin, dhe ndër të tjera, bëri mrekullinë kur përmbysi rezultatin nga 1-3 në 5-3 ndaj Mançester Junajtid, me të cilin ka të njëjtin numër pikësh, 8.

Këto tre klube janë shembulli më i mirë që paratë nuk janë gjithçka për ndërtimin e një skuadre konkurruese, të paktën për momentin…dhe këto skuadra po shijojnë pikërisht atë; momentin.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh