AlbanianSport.com 14.10.2014 21:35
ASNN – Skuadra e Orikumit po vijon intensivisht përgatitjet e saj në prag të ndeshjes me Himarën. Lojtarët janë duke marrë ngarkesat e duhura fizike për përballimin me sukses të kësaj sfide, ndërsa ajo që duhet deklaruar është fakti se gjatë ndeshjeve të para të kampionatit ata nuk kanë pasur gjendjen e duhur.
Orikumi ka në përbërje lojtarë cilësorë dhe me perspektivë, ndaj dhe besojnë verbërisht tek arritja e një rezultati pozitiv. Në prononcimin e dhënë për gazetat sporti të ditës, mesfushori i Orikumit, Xhuliano Nurçe, tha: “Do të jetë një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë, prandaj edhe ka nofkën e derbit”.
“Natyrisht që Orikumi do të zhvillojë lojën e tij dhe do të japim maksimumi në këtë takim. Nuk shkojmë si inferiorë në Himarë. Kundërshtari nuk ka asgjë më shumë se ne. Kështu që shpresojmë që në këtë sfidë të marrim pikët e plota”, – ka përfunduar mesfushori i Orikumit, Xhuliano Nurçe.