Organizatorët e “Tokio 2020”, “të palëkundur” për mbajtjen e Lojërave

Share Button

AlbanianSport.com 20/01/2021 17:45

ASNN – Drejtori i Përgjithshëm i “Tokio 2020”, Toshiro Muto, ka thënë se ata nuk e kanë diskutuar në asnjë moment, mundësinë për të mos i zhvilluar Lojërat Olimpike. Por përsa i përket pranisë së tifozëve, ky vendim do të merret në muajt në vijim, gjithnjë duke parë vijimësinë e epidemisë. Kështu, organizatorët e Olimpiadës janë “të palëkundur” në mbajtjen e Lojërave të shtyra nga epidemia e virusit korona, por nuk përjashtojnë mundësinë e  organizimit të tyre pa spektatorë,  deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i “Tokyo 2020”, Toshiro Muto.

Në një intervistë, dhënë për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP), kur kanë mbetur edhe 6 muaj nga nisja e Lojërave Olimpike, Muto pranoi se njerëzit janë “të shqetësuar” ndërsa rastet e virusit rriten në të gjithë botën, përfshirë edhe Japoninë, ku Tokio është në gjendje të jashtëzakonshme. Por ai vazhdon të këmbëngulë, që Lojërat Olimpike janë ende të realizueshme, pa kërkuar që sportistët dhe tifozët të vaksinoheshin dhe se opinioni publik vazhdon të jetë i lëkundur për zhvillimin e këtyre Lojërave.

“Ne nuk jemi duke diskutuar anulimin, – i tha ai AFP-së. – Zhvillimi i Lojërave është politika jonë e palëkundur. Madje edhe në këtë moment të vështirë, ne nuk po diskutojmë asgjë tjetër përveç kësaj.” Sondazhet e zhvilluara në Japoni këtë muaj treguan se rreth 80 % e të anketuarve kundërshtojnë mbajtjen e Lojërave këtë vit, edhe pasi organizatorët kanë prezantuar një sërë masash anti-virus. Mbetet e pasigurt ideja nëse tifozët e huaj do të jenë në gjendje të marrin pjesë, apo nuk do të lejohen fare.

Kufijtë e Japonisë aktualisht janë të mbyllur për vizitorët e huaj, dhe pjesëmarrja në ngjarjet e brendshme është e kufizuar në 5,000 spektatorë ose me kapacitet 50 %. Muto tha se nuk do të ishte mirë nëse Lojërat Olimpike do të zhvilloheshin pa tifozë, por kjo mundësi nuk është se mund të përjashtohet. Në nëntor, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Tomas Bah, tha se ai ishte “shumë, shumë i sigurt” që spektatorët do të lejohen.

“Unë nuk e di se sa është e mundur, por në thelb, të mos kesh tifozë nuk është e dëshirueshme”, – tha Muto, duke shtuar se një vendim do të merret në muajt e ardhshëm. Ai pranoi që masat antivirus, të cilat ndalojnë brohoritjet e tifozëve, do t’i bëjnë Lojërat e Tokios krejt të veçanta nga çdo Olimpiadë e kaluar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Kosova / Rexhbecaj: Fatin e lojës do ta vendosë kontrolli i mesfushës

Kosova / Rexhbecaj: Fatin e lojës do ta vendosë kontrolli i mesfushës

AlbanianSport.com 14/11/2024 22:10 ASNN – Trajneri i Kosovës, Franko Foda dhe mesfushori Elvis

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

AlbanianSport.com 14/11/2024 20:20 ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar të enjten stërvitjen

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh