AlbanianSport.com 13.05.2015 19:50
ASNN – Futbollisti kosovar Xherdan Shaqiri vazhdon të injorohet nga trajneri i Interit Roberto Mançini. Lojtari i përfaqësueses zvicerane nuk po arrin të gjejë vend në përbërjen e parë të Interit, duke u shndërruar në një rezervë.
Editoristi i njohur zviceran, Kubilaj Turkjillmaz, mendon se Shaqiri ka prishur raportet me Mançinin dhe kjo është arsyeja që ai nuk e aktivizon si titullar. “Mendoj se ka problem personal mes Mançinit dhe Shaqirit”, – shkruan ai.
“Lojtari zhvilloi ndeshje të mira në fillim, shënoi gol, dha pasime për gola dhe, kur forma e tij po rritej, u la jashtë loje. Ky vendim është me natyrë personale nga Mançini dhe besoj se raportet mes tyre nuk janë të mira”, – ka përfunduar Turkjillmazi.