AlbanianSport.com 24.11.2014 17:05
ASNN – Plot shtatë gola ka shënuar dje Olimpiku në portën e Skraparit, ndërsa ka fiksuar kështu rezultatin më të thellë të këtij sezoni në grupin e Veriut.
Nëse në pjesën e parë skraparllinjtë janë mbajtur, ndërsa kanë pësuar një gol, në të dytën Olimpiku i trajnerit Milori është lëshuar “pa frena”.
Nezaj, Kaloshi, Tushaj, Shima, Fuçia dhe Murataj kanë fiksuar në fund rezultatin përfundimtar 7-0 për vendësit e Olimpikut, që kështu e “gozhdon” Skraparin në vendin e fundit në renditje.
Olimpik – Skrapari 7-0
Shënues: Myslimi 18’, Nezaj 50’, Kaloshi 52’,
Tushaj 61’, Shima 63’, Fuçia 74’, Murataj 77’
Olimpiku: Prençi, Tushaj, Asllani (Biba 74’), Myslimi (Bardhi 74’), Meta, Shima, Muhollari, Spahiu (Murataj 62’), Fuçia, Nezaj, Kaloshi. Trajner: A. Milori
Skrapari: Beqollari, Demko, Duro, Hatellari, Kaloçi, Musha (Memollari 46’), Xhizdari, Kuqali, Kapxhiu (Lamçe 46’, Pasha 68’), Dosti, Veizllari. Trajner: A. Spahiu
Gjyqtarë: E. Allaraj, N. Rrapaj, S. Hanaj (Patos)