AlbanianSport.com 30/05/2019 18:25
ASNN – Vendasit janë të parët që duan të jenë të pranishëm në këtë veprimtari. Organizatorët e Lojërave të ardhshme Olimpike Verore kanë njoftuar se miliona japonezë kanë treguar interes për të blerë bileta për t’i parë ato, të cilat do të zhvillohen në Tokio në verën e vitit 2020.
Organizatorët kanë mbyllur të enjten, fazën e parë të shitjes së biletave për qytetarët e Japonisë, ndërsa kandidatët e tjerë do të njoftohen më 20 qershor për miratimin blerjeve të tyre. Zgjedhja e klientëve të biletave do të bëhet sipas sistemit të lotarisë. Të interesuarit jashtë Japonisë duhet të presin deri më 15 qershor.
Atëherë kur biletat do të dalin në shitje nga ana e shpërndarësve të caktuar në çdo vend. Organizatorët nuk kanë njoftuar se sa kërkesa janë bërë për bileta përmes sistemit “online”. E vetmja gjë që bëhet e ditur është se janë hapur 7.5 milionë profile biletakërkuesish.
Një element i domosdoshëm për të aplikuar për blerjen e biletës dhe pjesëmarrjen në lotari. Sipas tyre, në dispozicion do të jenë rreth 7.8 milionë bileta dhe se 20 deri në 30% do të shiten në Japoni.