AlbanianSport.com 10/01/2017 17:05
ASNN – “Idea e parakalimit të dy Koreve së bashku me dy flamuj të ndryshme do të jetë një sinjal i mirë, duke marrë parasysh që e gjitha Bota nuk arriti ta zgjidhte këtë problem.”
Kështu është shprehur presidenti i Komiteti Olimpik të Italisë, Xhovani Malago, për afrimin dhe bashkimin e dy Koreve në prag të Lojërave Olimpike Dimërore të 2018-ës në Pjeongçang.
“Idea e armëpushimit olimpik, – vazhdon numri një i sportit italian në “Radio InBlu”, – është me të vërtetë e frikshme dhe duket sikur nuk ka elementë të lehtë për një kohëzgjatje të mjaftueshme. Megjithatë duhet përshëndetur si nismë.”