Gjergj Vyshka 22.09.2016 13:25
“Los Anxhelos ka një rival më pak”. Kështu është gëzuar e përditshmja e njohur amerikane, Los Anxhelos Tajms “për lajmërimin që ka bërë kryebashkiakia e Romës për “jo”-në ndaj Lojërave Olimpike 2024.
Ky vendim është komentuar edhe nga mediat ndërkombëtare. “Kandidatura e Romës ka rënë mes rrënojave të këtij qyteti të lashtë, – shkruante BBC-ja. Lajmi i “Jo-së” së Romës ka gjetur hapësira dhe në mediet e tjera ndërkombëtare.
Francezja “L’Ekip” shkruan: “Roma drejt daljes nga skena”. Hapësirë si lajm kryesor dhe në faqen e internetit të “Le Parizien”, teksa Parisi është një kandidaturë e vërtetë dhe rivale evropiane e Romës.
“Kryetarja e Bashkisë së Romës nuk pranon të mbështesë kandidaturën”, – shkruan gazeta franceze.