Gjergj Vyshka 11.03.2015 14:20
Kategoria e Tretë, e cila ende nuk e ka nisur fazën e dytë të kampionatit, teksa ende nuk kanë përfunduar dhe ndeshjet e prapambetura, vazhdon me takimet miqësore.
Gjithçka ka nisur të mërkurën e kaluar, atje ku Spartaku ka mundur Tiranën B, 3-2. Më pas po Spartaku të dielën në Pezë-Helmës ka mundur thellësisht 5-1 Valbonën.
Në prag të fazës së dytë të kampionatit është duke paraqitur një formë të mirë sportive dhe Eagles, e cila ka mundur 3-0 Internacional dhe 8-2 Sportingun e Tiranës.
Kategoria e Tretë duket se do të vijojë me ndeshje miqësore, ndërsa ende nuk ka një datë të saktë për fillimin e fazës së dytë të kampionatit.
Rezultatet e ndeshjeve miqësore:
Spartaku – Valbona 5-1
Eagles – Sporting Tiranë 8-2
Eagles – Internacional 3-0
Tirana B – Spartaku 2-3