Nuk është më thashethem, Milani po këmbëngul ta veshë Ibrahimoviçin kuqezi

Share Button

AlbanianSport.com 15/10/2018 10:40

ASNN – “Zlatan Ibrahimovic te Milani” nuk është më një thashethem, as diçka e pamundur të realizohet. Janë vetë drejtuesit e klubit kuqezi të Milanos që deklarojnë se ka përpjekje për ta bindur shtatlartin të kthehet në Serie A, këtë herë me Milanin, një lëvizje që po pranohet gjerësisht në median e shkruar dhe vizive se mund të jetë e frytshme. Drejtuesit e klubit, braziliani Leonardo dhe Paolo Maldini, kanë pasur kontakte me të në verë dhe siç thotë ish-mbrojtësi italian për “La Gazzetta Dello Sport”, sulmuesi suedez nuk do të ishte problem të menaxhohej në një grup të ri si ai i kuqezinjve.

“Unë nuk besoj se ka lojtarë të cilët zënë shumë vend në dhomat e zhveshjeve, – u shpreh pa ekuivok legjendari i kuqezinjve, Maldini. – Ata menaxhohen nga klube të forta dhe ne jemi i tillë. Zlatan ishte një ide që kishim në verë, por të kesh në skuadër kampionë është diçka e bukur. Zlatan ka personalitet dhe është nëj kampion. Në përgjithësi, një skuadër që sheh lart, duhet të ketë lojtarë me personalitet. Lojtarët tanë kanë personalitet, por njerëz si Higuaini e Ibrahimoviçi ndihmojnë që të tjerët të shprehin potencialin e tyre.”

Megjithatë, “Ibra” nuk ka kthyer përgjigje dhe ai duket se po e shijon në maksimum praninë e tij në Kampionatin Amerikan të Futbollit (MLS – Major League Soccer), si pjesë e klubit të Los Anxheles Galaksi. Një lëvizje e shtatlartit suedez nga klubi amerikan drejt atij të Serisë A është plotësisht i mundur dhe ky kalim nuk është më thashethem, pasi palët po punojnë për arritjen e një objektivi të përbashkët. Ibrahimoviçi është prej atyre lojtarëve që në stinorin më të keq sportiv realizon 20 gola dhe janë shifrat që ai ka realizuar me klubet ku ka luajtur që e dëshmojnë këtë.

Vitet e moshës nuk kanë kurrfarë vlere në rastin e Ibrës, sepse një “golashënues” i tillë nuk i ndjen vitet mbi shpinë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh