AlbanianSport.com 26.12.2016 14:20
ASNN – Sulmuesi shtatlartë i Shefilld Uensdejit, Atdhe Nuhiu, ka konfirmuar se ka interesim për të nga disa skuadra, ndër të tjera edhe nga St. Pauli.
Por 27-vjeçari ka thënë se ende asgjë nuk ka konkrete. Ai ka thënë se interesim ka edhe nga disa skuadra të tjera evropiane.
“Si gjithnjë, gjatë merkatos ka skuadra që shprehin interesim, por ende asgjë nuk ka konkrete”, – ka thënë Nuhiu për të përditshmen e mirënjohur të Kosovës, “Koha Ditore”.
Me skuadrën e Kategorisë së Dytë të Anglisë, Nuhiu ka kontratë deri në verën e vitit 2018. Ndërkohë, St. Pauli militon në Bundesligën e 2-të të Gjermanisë.