Gjergj Vyshka 03.05.2015 16:15
1968 shënon fundin e marrjes me disiplina të tjera sportive dhe fillimin e përqendrimit në një sport të vetëm që është noti. Kështu ka ndodhur me Sulejman Podën, i cili për plot 23 vjet do të ishte trajneri i Studentit në not. Shumë emra, shumë histori, por shumë trofe, ndërsa Sulejman Poda sot e kësaj dite krenohet me notarët që ka pasur në klubin e Studentit.
Sepse ka qenë trajneri i Jani Hondos, ka qenë trajneri i Skerdilajd Shytit. E më pas me radhë Elida Xhindit, Spiro Angjelit, Ridvan Gjeçajt, Hasan Hafizit, Edmond Kapedanit. “Unë kam marrë pjesë me këto sportistë në disa kampione e Kupa të Shqipërisë dhe prej shumë vitesh kemi qenë “kampion”, thekson ai. – Janë të gjithë rekordmen, por që janë një faqe e historisë së artë të Studentit në not.”
“Që për fat të keq sot nuk ekziston. Ishte nder dhe lavdi t’i stërvisje këto notarë e më pas t’i bëjë rekordmen, apo pse jo dhe fitues të medaljeve në Ballkan e më gjerë”, – përfundon me krenari Sulejman Poda. Por që vjen një ditë që Studenti nuk duhet të ekzistojë më në not. E gjithsesi pasioni për sportet e ujit nuk do ta mbante shumë larg pishinave.