Not / Teuta, Tirana & “Te Stela”, kampionët, Basho & Baholli, më të mirët

Share Button

Not-Deni-Baholli-2016

Gjergj Vyshka 11.04.2016 10:45

Federata Shqiptare e Notit ka zhvilluar veprimtarinë e saj të dytë kombëtare, teksa bëhet fjalë për Kampionatin Kombëtar të Të Rriturve dhe të Të Rinjve në pishina të mbyllura. Teuta për Të Rinj, Tirana për Të Rritur, si dhe “Te Stela” për Të Rritura dhe Të Reja janë kampionët e Shqipërisë. Ndërkohë që Diana Basho dhe Deni Baholli janë sportistët më të mirë të kësaj veprimtarie. Një kampionat, i cili ka pasur plot 38 rekorde kombëtare të thyera. I pari ka ardhur në stafetën 4×100 metra stil i përzier nga Tirana për të reja me kohën e re 5’10”53.

Më pas për fëmijë në 50 metra shpinë Grejsi Koxhaku i “Te Stela” ka fiksuar kohën e re 37”28. Për të rinj në 1500 metra stil i lirë Franc Bërdaku i Teutës do të fiksonte kohën e re 16’56”78. Për të rritur Kenet Libohova i Tiranës në 200 metra shpinë ka dhënë kohën rekord 2’17”31, i cili e ka edhe për të rinj. Gresi Koxhaku e “Te Stela” do të ishte rekordmene edhe në 100 metra shpinë me kohën e re 1’18”71. Stafetat duket se kanë qenë në profilin e Tiranës, e cila ka vendosur rekord të ri në 4×200 metra stil i ilirë me kohën e re 10’26”80.

Sakaq për fëmijët deri në 10 vjeç do të ishin tre rekorde njëherazi nga Endi Kola i “Te Stela” në 100 metra flutur me kohën 1’23”31, nga Vivian Xhemollari i “Te Stela”, në 200 metra flutur me kohën 3’15”69 dhe nga Endi Kola i “Te Stela”, në 200 metra flutur me kohën 3’29”22. Për paratërinj, Ergi Veli i “Te Stela” do të fiksonte kohën e re në 200 metra bretkosë me kohën 2’29”07. Tek fëmijët deri në moshën 12 vjeç, Sonia Kapedani e “Te Stela” në 200 metra shpinë do të kishte rezultatin 2’37”32. E njëjta notare në 400 metra stil i përzier do të kishte kohën 5’38”66.

E ndërkohë po në 400 metra stil i përzier për paratërinj Xhon Diko i Partizanit do të jepte rekordin e ri me kohën 5’37”06. Grejsi Koxhaku e “Te Stela” përsëri do të ishte rekordmene, këtë herë në 50 metra flutur me kohën 35”08. Në stafetën 4×200 metra stil i lirë për të rritur Tirana do të kishte kohën 8’46”97, e cila ka vlejtur dhe për të rinj. Norgi Gojashi e Teutës për fëmijët 13-14 vjeç në 800 metra stil i lirë do të fiksonte kohën 10’13”06. Franc Bërdaku do të ishte dyfish rekordmen për të rinj e të rritur në 800 metra stil i lirë me kohën 8’58”12.

Po kështu do të ndodhte në të njëjtën garë me Hubert Çurçinë dhe Telma Harshovën, për moshën deri në 12 vjeç, me kohët e reja 12’28”60 dhe 12’14”97. Madje Çurçia është rekordmen 1500 metra stil i lirë me kohën 20’28”65. Dhe në fund Endi Kola në 50 metra flutur për moshën deri në 10 vjeç do të fiksonte kohën 36”10. Në 400 metra stil i lirë për moshën deri në 10 vjeç, Grejsi Koxhaku ka kohën e re 5’29”52. Për të vazhduar me Kenet Libohovën, që në 100 metra shpinë është rekordmen për të rritur e të rinj me kohën 1’03”32.

Në 4×100 metra stil i lirë Nobis për të rritur me kohën 3’52”38 dhe Teuta për të rinj me kohën 3’53”53 janë rekordmenë. Sikurse ka ndodhur me Tiranën në të njëjtën stafetë, e cila për të rritura dhe të reja ka fiksuar kohën 4’40”00. Në 4×50 metra stil i lirë, “Nobis” për të rritur me 1’44”66, Tirana për të rritura dhe të reja me kohën 2’06”86 janë rekordmene. Filipa Zheku e Teutës në 50 metra shpinë për të rritura ka fiksuar kohën e re 32”41. Arsinda Dervishi e “Nobis” dhe Tirana për të rritur dhe të rinj janë rekordmene të dyfishta.

Dervishi në 1500 metra stil i lirë me kohën 19’40”47, kurse Tirana në stafetën 4×100 metra e përzier me kohën 4’14”40. Përfundimisht noti shqiptar e ka mbyllur kampionatin e të rriturve dhe të rejave me plot 38 rekorde, si dhe Tirana, Teutën dhe Te Stelën kampione.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh