AlbanianSport.com 09/06/2018 10:15
ASNN – Federata Shqiptare e Notit zhvillon, për herë të parë, për 3 ditë me radhë në pishinën e Durrësit garat e para ndërkombëtare të njohura në kalendarin e Federatës Botërore të Notit (FINA).
Në këtë aktivitet tepër të rëndësishëm, që përfundon të dielën, marrin pjesë ekipe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, shfaqet i kënaqur që kjo garë është futur në kalendarin e FINA-s.
Trofeu “Teuta Cup 2018” zhvillohet për herë të parë. Sporti i notit gjithmonë ka dhuruar rekorde, ndërsa në këtë veprimtari, Çiraku thotë se ka disa sportistët që do të bëjnë diferencën.
Kjo veprimtari është tepër e rëndësishme për të mbledhur pikë, pasi sportistët më të mirë në këto gara do të fitojnë të drejtën për të përfaqësuar vendin në arenën ndërkombëtare të notit.