Gjergj Vyshka 25.11.2014 16:15
Te Stela dhe Tirana janë fituesit e Kupës së Pavarësisë në not në veprimtarinë që është zhvilluar të shtunën me pjesëmarrjen e të gjitha skuadrave të kryeqytetit, si dhe të Jon Vlorë, “Teuta Swimming” dhe Teutës.
Jo vetëm kaq, por në të kanë marrë pjesë dhe dy ekipe kosovare. Por dhe pse ka qenë një veprimtari që mund të provonte elementët e ekipit kombëtar, të cilët do të marrin pjesë në Botërorin e pishinave të mbyllura në Doha të Katarit, që do të mbahet nga data 3, deri më 7 dhjetor, këto notarë nuk kanë qenë të pranishëm.
Sikurse nuk kanë qenë të pranishëm dhe drejtuesit e Federatës Shqiptare të Notit, ndërsa veprimtarie është marrë përsipër nga drejtuesit e kompleksit “Te Stela” në kilometrin e shtatë të autostradës Tiranë-Durrës.