Spikasin Melisa Zhdrella, Alesia Neziri, Deni Baholli dhe BiantiDanaj, ndërsa ky i fundit, i ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thyer 4 rekorde kombëtare. “Stela”, ashtu sikurse ishte parashikuar dhe një ditë më parë, është fituese e dyfishtë e Kupës së 85-vjetorit të themelimit të Federatës Shqiptare të Notit.
Kjo veprimtari është zhvilluar pikërisht në kompleksin me të njëjtin emër e duke qenë se është skuadra e shtëpisë, dhe që në fakt ia di më mirë sekretet se kushdo pishinës së mbyllur 25-metërshe, atëherë është fituese e këtij trofeu. Një veprimtari që mbyll bukur vitin 2016 për Federatën Shqiptare të Notit.
Ndërsa edhe për shkak të gjendjes gripale që mbizotëron në Shqipëri, numri i notarëve nuk ka qenë fort i lartë. Rreth 74 notarë të cilët kanë përfaqësuar ekipet e Stelës, Nobis, Tiranës, Partizanit, Tirana Delfina Sport, por dhe të pranishëm ishin dhe notarët nga Kosova, Prishtina, që patën dhe një mbretëreshë si Melisa Zhdrella.
E megjithatë ky trofe është mbyllur dhe në fund gjithçka i ka takuar “Stelës” me në krye trajnerin Sadik Mema