Not / Skuadra e “Step Prishtina” shpallet fituese e “Teuta Cup 2018”

Share Button

AlbanianSport.com 11/06/2018 10:45

ASNN – Për 3 ditë me radhë, në pishinën “Taq Dafa” të Durrësit, është zhvilluar “Teuta Cup 2018” në not. Kjo veprimtari ka qenë për herë të parë e përfshirë në kalendarin e turneve të Federatës Botërore të Notit. Pjesëmarrja ishte e madhe, teksa nuk munguan edhe rezultate surprizë. Në total morën pjesë 279 notarë, të cilët kanë qenë të ndarë në të rritur dhe të rritura.

Notarët dhe notaret ishin të ndarë në 21 ekipe që vinin nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Përgjatë 3 ditëve sportistët testuan aftësitë e tyre dhe gjithçka u zhvillua sipas parashikimeve. Federata Shqiptare e Notit kërkon ta bëjë traditë këtë veprimtari, ndaj ishte e angazhuar maksimalisht që çdo gjë të shkonte siç duhej. Në ditën e parë u zhvilluan më pak gara, ndërsa më pas axhenda e dueleve në çdo kategori ishte më intensive.

Në përfundim së të gjithave sfidave ekipi fitues u shpall “Step Prishtina” me një total prej 34 medaljesh ari, 20 argjendi dhe 13 bronzi. Notari më i mirë në kategorinë e djemve u shpall Franc Aleksi i Studentit, me 2300 pikë FINA. Kurse, për femra, ishte Nikol Merizaj e Tiranës, me 1787 pikë të grumbulluara në total. Në përfundim të veprimtarisë u shpërndanë medaljet dhe shpërblimet financiare për fituesit përkatës.

Në nderim të presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, është mbajtur një minutë heshtje në fillimin e garave. Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, u shfaq i kënaqur me rezultatet e arritura, teksa siguroi se kjo veprimtari gjithnjë e më shumë po merr një rëndësi të madhe dhe këtë e tregojnë sportistët e të cilët morën pjesë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh