Not / Sidni Hoxha mbresëlënës, tjetër kohë fenomenale në 50 m

Share Button

Not-Kazan-2015-Sidni-Hoxha-50-m-finishi

Gjergj Vyshka 08.08.2015 17:05

Është i pari në baterinë e tij në 50 metra stil i lirë, por në renditjen e përgjithshme mes 120 notarëve është klasifikuar i 35-ti. Sërish në kufijtë e normës së kualifikimit për në “Rio 2016”. Sidni Hoxha, notari më i mirë shqiptar i viteve të fundit, dje i ka bërë të gjithë për vete. Ka konkurruar në Botërorin e Kazanit, që tashmë është drejt fundit, në garën e tij të preferuar atë të 50 metra stil i lirë.

Sepse në të është rekordmen, ashtu sikurse dhe në 100 metra stil i lirë, por mbi të gjitha ka qenë disa herë fitues në garat e Universiteteve të Amerikës. Dhe në fakt, atë që të gjithë specialistët e notit shqiptar e kanë besuar, pasi e dinin që ishte i vetmi që mund ta përfaqësonte këtë sport denjësisht në Kazan, Sidni Hoxha e arriti. 22”93 është koha e tij, teksa në baterinë e tij kualifikuese është i pari.

Si asnjë notar shqiptar. Komentet kanë qenë të shumta nga shqiptarët. E vërteta është se ka qenë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike në Pekin më 2008-tën dhe në “Londër 2012”. E tashmë është shumë pranë normës së kualifikimit për Olimpiadën e tij të tretë në “Rio de Zhaneiro 2016”, duke qenë kështu sportisti i dytë pas Luiza Gegës që mund dhe duhet të jetë me normë kualifikimi në Brazil.

E thjesht fare, teksa Klavio Meçe, Noel Borshi, Nikol Merizaj janë munduar të shpalosin vlerat e tyre më të mira, Sidni Hoxha mbetet krenaria e notit shqiptar. Pasi në çdo botëror, sikurse ka ndodhur dhe në Kazan të Rusisë, është mbi të tjerët në rezultatet që ka. I pari në baterinë kualifikuese, i 35-ti mes 120 pjesëmarrësve në 50 metra stil i lirë dhe me kohën pranë normës së kualifikimit për në Olimpiadë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh