Gjergj Vyshka 13.10.2016 16:35
Më 4 nëntor, Federata Shqiptare e Notit, ashtu sikurse pjesa më e madhe e të gjitha federatave sportive olimpike e jo të tilla, do të kryejë zgjedhjet për forumet e saj. E një nga kandidatët për president, i propozuar nga Flamurtari dhe nga klubet e tjera private të Vlorës, është kryetari i Qarkut të qytetit bregdetar, Sadri Danaj.
Ende nuk dihet nëse do të kandidojë presidenti aktual Agim Çiraku, që në fakt mandatin e tij e pat marrë në korrik 2013 pas dorëheqjes së Feim Alliut. Dhe si i tillë, edhe pse në dukje duhet të ishte deri më 2017-ën, duket se ka qenë vazhdimi i mandatit 4-vjeçar 2012-2016.
Ndaj Federata Shqiptare e Notit do të bëjë zgjedhjet për forumet e saj, ndërsa një kandidat asokohe ka qenë edhe Stefan Pinguli. E zgjedhjet e notit shqiptar më 4 nëntor 2016, të paktën sipas burimeve të mirinformuara, zyrtarisht Federata Shqiptare e Notit nuk ka lajmëruar për mediet një gjë të tillë, do të zhvillohen në Resortin “Te Stela”.