Gjergj Vyshka 15.02.2016 17:05
Shqiptarët janë dalluar më së shumti në Kategorinë B, ndërsa në atë të hapur kanë spikatur Deni Baholli, Noel Borshi dhe Keis Fetishaj. Teuta dhe “Te Stela” janë skuadrat që kanë dominuar në “Mimoza Cup” në Hercegnovi, turneu i përvitshëm ndërkombëtar i notit, atje ku tanët masin forcat përpara tërësisë së aktiviteteve të vitit.
Përgjithësisht një aktivitet i mirë për shqiptarët, ndërsa kanë munguar në listën e atyre që ngjiten në podium emra si Alesia Neziri, Nikol Merizaj, po pse jo dhe Sidni Hoxha, që vijon përgatitjet e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”.
Janë plot gati 50 medalje të marrë nga shqiptarët, por e vërteta është se një pjesë e mirë është marrë në Kategorinë B, datëlindja 2000 e sipër. Kurse në Kategorinë A, quajtur ndryshe e hapur dhe profesionistësh, gjithçka ka qenë me pikatore. Sepse duket se punohet më shumë për moshat e më pas kur vjen faza e rritjes notarët ose e lënë, ose shkëputen nga trajnerët ku ka qenë.
Dhe noti shqiptar mbetet të vijojë të numërojë vetëm rezultatet e mira në këto turne ndërkombëtar me moshat…
“Mimoza Cup 2016” – Not
(Hercegnovi – Mali i Zi)
Rezultatet më të mira të shqiptarëve:
50 m bretkosë vajza
Kategoria B
Sonia Kapedani (Te Stela) e dyta 38”59
Gloria Ndoja (Te Stela) e treta 40”84
50 m bretkosë Meshkuj
Kategoria B
Bianti Papinova (Nobis) i pari 32”74
Ergi Veli (Te Stela) i dyti 33”21
400 m stil i lirë (Femra)
Kategoria B
Nargi Gojashi (Teuta) e para 5’00”08
Kategoria A
Noel Borshi (Teuta) e treta 4’25”31
400 m stil i lirë (Meshkuj)
Kategoria B
Bianti Papinova (Nobis) i pari 4’45”86
200 m delfin (Femra)
Kategoria B
Anastasia Dhimoshi (Te Stela) e treta 3’23”38
Kategoria A
Diana Basho (Tirana) e para 2’34”48
200 m delfin (Meshkuj)
Kategoria B
Spiro Goga (Teuta) i pari 2’24”04
50 m shpinë (Femra)
Kategoria B
Ledia Allaraj (Partizani) e dyta 34”07
50 m shpinë (Meshkuj)
Kategoria B
Mishel Xhaferri (Te Stela) i dyti 31”16
200 m e përzier (Femra)
Kategoria B
Sonia Kapedani (Te Stela) e para 2’39”23
200 m stil i lirë (Meshkuj)
Kategoria B
Spiro Goga (Teuta) i pari 2’06”65
Bianti Danaj (Teuta) i dyti 2’07”43
Bianti Papinova (Nobis) i treti 2’13”69
100 m shpinë (Femra)
Kategoria B
Ledia Allaraj (Partizani) e dyta 1’15”08
200 m bretkosë (Meshkuj)
Kategoria B
Ergi Veli (Te Stela) i pari 2’31”39
Mishel Xhaferri (Te Stela) i treti 2’46”70
Kategoria A
Deni Baholli (Te Stela) i treti 2’22”65
100 m delfin (Femra)
Kategoria A
Noel Borshi (Teuta) e para 1’04”59
200 m shpinë (Meshkuj)
Kategoria B
Thoma Duni (Teuta) i dyti 2’27”30
Joel Gjini (Nobis) i treti 2’28”70
100 m bretkosë (Femra)
Kategoria B
Sonia Kapedani (Te Stela) e dyta 1’23”76
50 m delfin (Meshkuj)
Kategoria B
Spiro Goga (Teuta) i pari 29”16
Mishel Xhaferri (Te Stela) i treti 30”55
100 m stil i lirë (Femra)
Kategoria B
Nargi Gojashi (Teuta) e para 1’08”02
Ledia Allaraj (Partizani) e dyta 1’09”21
50 m stil i lirë (Meshkuj)
Kategoria B
Bianti Danaj (Teuta) i treti 27”19
200 m stil i lirë (Femra)
Kategoria B
Nargi Gojashi (Teuta) e para 2’24”43
Kategoria A
Noel Borshi (Teuta) e para 2’08”23
100 m e përzier (Femra)
Kategoria B
Ledia Allaraj (Partizani) e dyta 1’15”33
Sonia Kapedani (Te Stela) e treta 1’15”98
200 m e përzier (Meshkuj)
Kategoria B
Mishel Xhaferri (Te Stela) i pari 2’29”72
Xhon Diko (Te Stela) i treti 2’41”32
100 m shpinë (Meshkuj)
Kategoria B
Thoma Duni (Teuta) i pari 1’07”46
200 m bretkosë (Femra)
Kategoria B
Sonia Kapedani (Te Stela) e dyta 2’54”92
100 m delfin (Meshkuj)
Kategoria B
Spiro Goga (Teuta) i dyti 1’05”08
Junus Fuga (Te Stela) i treti 1’09”22
200 m shpinë (Femra)
Kategoria B
Sonia Kapedani (Te Stela) e para 2’42”65
100 m bretkosë (Meshkuj)
Kategoria B
Ergi Veli (Te Stela) i pari 1’12”38
Bianti Papinova (Nobis) i dyti 1’14”15
Kategoria A
Deni Baholli (Te Stela) i treti 1’05”79
50 m delfin (Femra)
Kategoria B
Ledia Allaraj (Partizani) e dyta 32”03
Kategoria A
Noel Borshi (Teuta) e para 30”26
100 m stil i lirë (Meshkuj)
Kategoria B
Biorn Hoxha (Tirana) i treti 1’05”98
Kategoria A
Keis Fetishaj (Tirana) i treti 1’03”91
50 m stil i lirë (Femra)
Kategoria B
Ledia Allaraj (Partizani) e para 30”84