Gjergj Vyshka 03.12.2015 12:30
Dje në Netanja të Izraelit ka nisur Kampionati Evropian i notit në pishina të mbyllura ose ndryshe 25-metërshe. Në këtë Evropian Shqipëria përfaqësohet nga Nikol Merizaj dhe Sidni Hoxha, të cilët ende nuk e kanë nisur garimin e tyre.
Madje Hoxha, edhe duke qenë me normë kualifikimi për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, do të garojë më 4 dhe 5 dhjetor. E thuajse në këto data do të jetë edhe Merizaj.
Prej tyre priten jo vetëm rezultate të mira, por mbi të gjitha dhe rekorde kombëtare për Shqipërinë në këtë Evropian, i cili më pas do të pasohet nga një garë kombëtare më 19 dhjetor 2015 në pishinën e mbyllur të resortit “Te Stela”.